"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Presidenti Duka konfirmoi angazhimin e FSHF-së për të vijuar me mbështetjen ndaj turneve të ngjashme në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë që kanë këto nisma për aktivizimin e fëmijëve dhe zhvillimin e futbollit në nivel komunitar.

BUJANOC - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në Luginën e Preshevës me mbështetjen e FSHF-së.
Në këtë vizitë, Presidenti Duka u shoqërua nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, dhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. Ata u pritën në një takim miqësor nga kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të klubeve shqiptare “Tërnoci” dhe “Besa”, si dhe përfaqësues të medias lokale.
Gjatë takimit, Presidenti Duka u njoh nga afër me situatën aktuale të futbollit në këtë zonë, si dhe me nevojat për zhvillimin e mëtejshëm të tij. U kërkua mbështetje nga FSHF për rritjen e kapaciteteve në formimin e trajnerëve dhe furnizimin me bazë materiale për klubet, ndërsa një nga temat kryesore ishte përmirësimi i infrastrukturës sportive në këtë komunitet.
Presidenti Duka konfirmoi angazhimin e FSHF-së për të vijuar me mbështetjen ndaj turneve të ngjashme në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë që kanë këto nisma për aktivizimin e fëmijëve dhe zhvillimin e futbollit në nivel komunitar.
Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi FSHF-në për kontributin konkret në organizimin e këtij aktiviteti, duke e cilësuar si një nismë me vlera të mëdha sportive dhe shoqërore që forcon bashkëpunimin dhe frymën e unitetit përmes sportit.
Në takim u përmend edhe figura e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, me origjinë nga Tërnoci, i cili është një shembull frymëzimi për fëmijët e Luginës së Preshevës që ëndërrojnë të ndjekin rrugën e sportit.

B.T (Dosja.al)
ZVICER - Anglia mund të mos e ketë fituar kurrë Kampionatin Evropian në garën e meshkujve dhe ka arritur të fitojë vet...
ANGLI - Erling Haaland i ka bërë partneres së tij Isabelle Haugseng Johansen një dhuratë jashtëzakonisht të ...
TURQI - Vitet e fundit, gazetaret femra në terren janë bërë një fenomen gjithnjë e më i zakonshëm, duke tërhequr ...
SPANJE - Pak para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri me "Qytetarët", Pep Guardiola ishte në Barcelonë për in...
ITALI - Douglas Luiz është rikthyer në Continassa. Pas protestave të shkaktuara nga mungesa e tij në ditën e parë të...
FRANCE - Gianluigi Donnarumma ka nxitur tregun e transferimeve gjatë ditëve të fundit. Ndërsa negociatat për zgjatjen e kontrat&eu...
ANGLI - Ish-kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, do të kthehet në Angli. Sipas Sky Sports, mesfushori 32-vjeçar pritet të largohet nga...
TIRANE - Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka përshëndetur përmes një video-mesazhi turneun e futbollit që po zhvillohet n&eu...
SPANJE - Bëhet fjalë për Melisa Lekën, e cila ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Taekwondos në Barcelon&...
ANGLI - Premier League vazhdon të dominojë afatin kalimtar të verës pa asnjë sfidë, dhe e bën këtë me nj&...