Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
Duke iu referuar statistikave, këto ndeshje janë ndjekur nga më shumë se 100 mijë shikues pa pagesë në kanalin Youtube, ndërkohë që ka mbi 2 milionë impresione nga ndjekësit. Shifra të konsiderueshme që konfirmojnë se futbolli shqiptar ka pasur më shumë audiencë dhe shikueshmëri krahasuar me vite të kaluara
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit përmes iniciativës për t’i dhënë më shumë audiencë ndeshjeve të ekipeve kombëtare të moshave, djem dhe vajza, kampionatit të vajzave dhe kampionateve të moshave ka mundur të transmetojë direkt e pa pagesë në kanalin zyrtar në Youtube një numër të madh ndeshjesh përgjatë vitit të kaluar.
Duke nisur nga tetori i vitit 2022 e deri më tani FSHF ka transmetuar direkt 78 ndeshje të moshave, ekipe kombëtare djem e vajza veçanërisht nga eliminatoret e Europianëve të moshave U-17 e U-19. Përveç transmetimeve direkte të mbuluara nga vetë FSHF në disa raste është bashkëpunuar dhe me RTSH-në, që ka mbështetur Federatën në këtë nismë të rëndësishme për t’i dhënë audiencë më të madhe futbollit shqiptar.
Duke iu referuar statistikave, këto ndeshje janë ndjekur nga më shumë se 100 mijë shikues pa pagesë në kanalin Youtube, ndërkohë që ka mbi 2 milionë impresione nga ndjekësit. Shifra të konsiderueshme që konfirmojnë se futbolli shqiptar ka pasur më shumë audiencë dhe shikueshmëri krahasuar me vite të kaluara, pikërisht falë investimit të FSHF në këtë drejtim.
FSHF ka bërë të mundur transmetimin e të gjitha ndeshjeve eliminatore të Europianëve për vajzave dhe djem të luajtura në Shqipëri, madje në bashkëpunim edhe me federata të tjera janë transmetuar edhe disa ndeshje në transfertë. Janë transmetuar live thuajse të gjitha ndeshjet zyrtare dhe miqësore të ekipeve Kombëtare të moshave për djem nga qershori e deri më tani.
Ndërkaq, duke filluar nga tetori i vitit të kaluar të paktën dy nga ndeshjet kryesore të javës në kampionatet e moshave në “Abissnet Superiore”, nga grup-mosha U-17 dhe U-19, janë transmetuar direkt dhe pa pagesë nga Federata Shqiptare të Futbollit. Gjithashtu, është transmetuar dhe një ndeshje në javë nga kampionati i vajzave, teksa përveç këtyre janë transmetuar edhe ndeshjet e turneut të përfaqësueseve rajonale që organizohet nga FSHF dy herë në vit e ku marrin pjesë futbollistë nga e gjithë Shqipëria të grup-moshave U-13, U-14 dhe U-15.
Kjo nismë i ka dhënë një audiencë akoma më të madhe veçanërisht futbollit të vajzave, që vazhdon të tërheq interesimin gjithnjë e më të madh të shumë vajzave që po afrohen me ekipe. FSHF do të vazhdojë t’i japë mundësinë futbolldashësve të ndjekin drejtpërdrejtë pa pagesë ndeshje nga kampionatet e moshave dhe kampionati i vajzave, duke promovuar kështu të rinjtë e të rejat, dhe duke i dhënë më shumë shikueshmëri futbollit të fëmijëve dhe vajzave, që janë dy nga prioritetet kryesore në strategjinë e Federatës.
B.T (Dosja.al)
TURQI - Zaniolo është zyrtarisht një lojtar i ri i Galatasaray. Ajo që ka qenë nënshkrimi më i shtrenjtë...
ZVICER - Pas merkatos faraonike të Chelseas që shpenzoi 675 milionë euro mes verës së kaluar dhe merkatos së dimrit, pa shkel...
SPANJE - La Liga i është përgjigjur ofensivës më të fundit nga Real Madrid dhe Barcelona në lidhje me planet e tyre pë...
ANGLI - Rekord transferimesh ndërkombëtare të përfunduara (4728) në futbollin e meshkujve dhe femrave. Kjo është ajo që...
SPANJE - Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nuk kanë ndërmend të dorëzohen sa i takon projektit të Superligës, edhe pse një ...
TIRANE - Marrëveshja për mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve në futboll është një tjetër gur i vendosur në rru...
ITALI - Marash Kumbulla festoi datëlindjen e tij të 23-të në ditën e djeshme. Mbrojtësi shqiptar vendosi që ta ndante gë...
FRANCE - Xhuliano Skuka hyri në histori si transferimi më i shtrenjtë i kampionatit shqiptar. Ish-lojtari i Partizanit është tashmë...
TURQI - Tridhjetë e tetë volejbollistë të rinj turko-qipriotë dhe mësuesit e tyre gjenden nën rrënojat e një...
MAROK - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha të mërkurën, se të dëmtuarit Karim Benzema dhe Eder Militao, të cilët m...