19 Qershor 2023, 19:23
Nga DOSJA
ISHUJT FAROE - Mesfushori Ylber Ramadani ishte krah trajnerit Silvinjo dhe para mediave theksoi se nuk ka vend për eufori te Shqipëria para duelit kundër Ishujve Faroe, pasi ata do mundohen t’ua bëjnë të vështirë dhe të marrin pikë. Ramadani u shpreh se do të futen në fushë të japin maksimumin për të marrë tre pikët, pasi ky është objektivi i Kombëtares kuqezi.
A do e vuajmë fizikisht këtë ndeshje? – “Ne jemi të gjithë profesionistë dhe këto dy ndeshje kemi ardhur t’i luajmë duke dhënë 100 përqindëshin në fushë. Besoj se do shkojmë aty të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje”.
Sukses me gola apo ju kënaq një fitore minimale? – “Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të hyjmë në ndeshje me qasje shumë të mirë, duhet të hyjmë aty të marrim rezultat pozitiv, duhet të hyjmë të bëjmë maksimumin të gjithë që të shkojmë në Shqipëri me fitore”.
Çfarë ka ndryshuar në ekip fitorja me Moldavinë? – “Normalisht çdo ndeshje kemi vetëbesim dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi shumë energji pozitive brenda grupit, jemi shumë të kënaqur pasi trajneri ka futur energji shumë pozitive në ekip.
Ndeshja me Ishujt Faroe? – “Duhet të përshtatemi që në momentin e parë në fushë, deri në momentin e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë fizikisht. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe jemi përgatitur të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”.
Hera e parë që përballeni me Ishujt Faroe, sa e njihni kundërshtarin? – “E njoh shumë mirë, pasi kam jetuar për katër vite në Danimarkë. Kam një shok që luan aty, nuk janë ekip i lehtë. Ata do mundohen të na e bëjnë jetën të vështirë. E njoh më mirë se sa e mendoni Ishujt Faroe”.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Qershor 2023, 19:13
ANGLI - Ish-lojtari i kombëtares franceze nuk ka luajtur fare që nga viti 2021 për shkak të akuzave për përdhunim dhe sulm seksu...
Sport
19 Qershor 2023, 19:05
ISHUJT FAROE - Pak ditë nga fitorja ndaj Moldavisë ditën e shtunë, përfaqësuesja shqiptare të dielën ka mbërritur...
Sport
19 Qershor 2023, 18:38
DANIMARKE - Lukas Fromm i Aarhus Fremand shënoi në ndeshjen kundër AB Copenhagen, dhe menjëherë u largua nga fusha, piu një got&eu...
Sport
19 Qershor 2023, 18:36
HOLANDE - Quincy Promes u dënua me 18 muaj burg nga gjykata e Amsterdamit për tentativën e vrasjes së kushëririt të tij. Kujt...
Sport
19 Qershor 2023, 18:23
SPANJE - Karim Benzema është larguar nga Reali pas 14 vitesh. Një nga futbollistët më të mirë në histor...
Sport
19 Qershor 2023, 18:07
INDONEZI - Argjentina e përfundoi këtë sezon ëndrrash me një fitore 2-0 në miqësoren ndaj Indonezis&eu...
Sport
19 Qershor 2023, 17:56
FRANCE - Zinedine Zidane na ka mësuar me një prezantim... imponues, se edhe ai ka “ndjeshmëritë” e tij. Legjenda e futbollit fra...
Sport
19 Qershor 2023, 17:35
ANGLI - Qendërmbrojtësi i Fulham, Issa Diop është në paraburgim në policinë e Toulouse në Francë, i akuzuar p&...
Sport
19 Qershor 2023, 17:13
SPANJE - Më 28 maj, portieri i Paris Saint-Germain u rrëzua nga kali, kur ai u përplas me një kafshë tjetër. Sergio Rico...
Sport
19 Qershor 2023, 16:39
ANGLI - “Tre Luanët” do të përballen këtë të hënë, në orën 20:45, me Maqedoninë e Veriut, n...