LIVE UPDATES
Sport

Raporti i UEFA-s/ Futbolli - sporti numër një në Shqipëri dhe Europë. Presidenti Duka: “Studimi, busulla jonë për të ardhmen!”

“Gjetjet e këtij kërkimi janë vërtet impresionuese, sepse Shqipëria renditet e para në Europë për interesin ndaj futbollit, me 78% të njerëzve që shprehin interes për këtë sport. Ky është një lajm i mirë dhe obligues në të njëjtën kohë.”

8 Qershor 2026, 15:45 Nga DOSJA

Raporti i UEFA-s/ Futbolli - sporti numër një në Shqipëri

TIRANE - Në “Shtëpinë e Futbollit” u prezantua sot raporti “UEFA Grow Market Research”, një analizë e realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen Sport, që sjell të dhëna të rëndësishme mbi perceptimin, zhvillimin dhe ndikimin e futbollit në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përfaqësues të UEFA-s, partnerë institucionalë dhe përfaqësues të medias.

Raporti evidenton se Shqipëria renditet e para në Europë për interesin ndaj futbollit, me 78% të të rriturve që deklarojnë se janë të interesuar për këtë sport, një shifër dukshëm më e lartë se mesatarja europiane prej 48% dhe në rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2016, kur ky tregues ishte 65%.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, falënderoi UEFA-n dhe Nielsen Sport për realizimin e studimit, duke theksuar se kërkime të tilla kanë luajtur një rol të rëndësishëm në orientimin e strategjive të Federatës për zhvillimin e futbollit shqiptar.

“Dua të falënderoj përfaqësuesit e UEFA-s dhe të kompanisë ‘Nielsen Sport’ për pjesëmarrjen dhe punën e bërë në këtë studim, në lidhje me të dhënat për futbollin në Shqipëri.

Padyshim që dua ta falënderoj UEFA-n për të gjithë mbështetjen që i jep Federatës Shqiptare të Futbollit, jo vetëm me projekte dhe iniciativa, jo vetëm me këtë studim, por edhe me studime të tjera, të cilat na ndihmojnë të ndërtojmë më mirë strategjinë e zhvillimit të futbollit dhe të përcaktojmë prioritetet që duhet të kemi në rrugën tonë për realizimin e objektivave, duke e bërë futbollin sa më atraktiv, sa më të bukur dhe sa më lider në vendin tonë.

Gjetjet e këtij kërkimi janë vërtet impresionuese, sepse Shqipëria renditet e para në Europë për interesin ndaj futbollit, me 78% të njerëzve që shprehin interes për këtë sport. Ky është një lajm i mirë dhe obligues në të njëjtën kohë. Krahasuar me vitin 2016, kur ky tregues ishte 65%, tashmë ka arritur në 78%, shumë mbi mesataren europiane prej 48%”, tha Presidenti Duka, duke shtuar:

“Ky është një lajm i mirë, por në të njëjtën kohë edhe një obligim, sepse Federata Shqiptare e Futbollit duhet të punojë edhe më shumë për të përmbushur pritshmëritë e tifozëve dhe për të realizuar dëshirat e të gjithë të interesuarve për futbollin.

Futbolli është sporti më i ushtruar dhe më i luajturi në Shqipëri, me 34% të të rriturve që merren me sport dhe 41% të fëmijëve.

Këto të dhëna, padyshim, kanë ardhur edhe falë projekteve të Federatës Shqiptare të Futbollit, si ‘Uniforma Ime’, ‘Topi Im’, si edhe falë përmirësimeve në infrastrukturë. Të gjitha gjetjet e këtij studimi do të shërbejnë si një busull edhe më e qartë për ne dhe për të ardhmen.

Dua të garantoj të gjithë ata që kanë interes për futbollin se Federata Shqiptare e Futbollit do ta ketë objektiv përmirësimin e mëtejshëm të punës së saj. Megjithëse, sipas këtij studimi, imazhi i Federatës është përmirësuar krahasuar me vitin 2016, me 5% më shumë, duke arritur sot në 52% imazh pozitiv.

Këto shifra do të jenë një busull e rëndësishme për ne në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend”, – u shpreh Presidenti Duka.

Sipas raportit, futbolli vazhdon të jetë sporti më i praktikuar në Shqipëri, me 34% të të rriturve dhe 41% të fëmijëve që angazhohen në aktivitete futbollistike. Gjithashtu, futbolli gëzon imazhin më pozitiv ndër të gjitha sportet në vend, me një vlerësim mesatar prej 7.5 nga 10, duke lënë pas sportet e tjera si volejbolli dhe atletika.

Raporti “UEFA Grow Market Research” do të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për Federatën Shqiptare të Futbollit në përcaktimin e prioriteteve dhe strategjive të ardhshme, me synimin për të forcuar më tej pozicionin e futbollit si sporti më i dashur dhe më i ndjekur në Shqipëri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së