10 Janar 2026, 10:00
Nga DOSJA

TIRANE - Muaji janar në futboll përkon me një periudhë pushimesh dhe në të njëjtën kohë lëvizjesh të lojtarëve, për të gjetur një mundësi të re dhe skuadrave për t’u përforcuar.
Por ndërkohë që në Superioren shqiptare futbollistët kthehen nga “emigrimi”, sa interesantë janë ata për tregn botëror të futbollit. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, dhënë gazetarit Endi Tufa, ish-kapiteni legjendar kuqezi, Altin Lala është ndër të paktit që sot kryen rolin e menaxherit të futbollistëve.
Pasi e mbylli me futbollin e luajtur rreth 14 vite më parë , Lala nga brezi i ri njihet më tepër për bizneset e tij jashtë futbollit, ndërkohë që në këtë rrëfim tregon atë se kush është sot, një prej lojtarëve me më shumë ndeshje në kombëtaren kuqezi, 79 dhe padyshim i shndërruar në legjendë edhe te Hanoveri në Gjermani ku mbajti edhe shiritin e kapitenit dhe u aktivizua për 296 ndeshje.
“Pasi përfundova karrierën si futbollist, fillimisht bëra kursin e trajnerëve, UEFA Pro dhe më pas u angazhova pak si zv.trajner i kombëtares A dhe trajner i kuqezinjve të vegjël, U-19. Ishte një eksperiencë shumë e mirë, por afatgjatë mendoja se do të ishte më mirë për mua të bëja rolin e menaxherit të futbollit. Si fillim, kisha lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicën, më pëlqen më tepër kjo fushë.
Ndërsa në kampionatin shqiptarë kam 4 lojtarë, si Mario Dajsinani, Klevi Qefalia, Adrian Doçin dhe Grei Kuçi që luan tek Teuta. Këto vitet e fundit ka një lëvizje në transfertat e lojtarëve shqiptarë sepse përpara kësaj periudhe, kishte një ngërç dhe si rrjedhojë mund të them se interesi për lojtarët shqiptarë është më i lartë seç ka qenë.”
Ai ishte një brez i ekipit Kombëtar, që bashkë me shokët e skuadrës, luajtën në disa nga 5 kampionatet më të forta në Europë, Gjermani, Itali, Francë, Belgjikë, Greqi, Turqi dhe të tjerë. Sot, kampionate të tilla duken si një ëndërr për lojtarët e rritur në futbollin dhe klubet shqiptare.
“Në kohën time, pra brezi i Kombëtares kur luaja edhe unë, vërtetë kemi qenë në kampionatet më të mëdha, si Italia, Gjermania, Greqia, Franca, Belgjika ku ishte Hasi me një ekip të madh. Ndërkohë që në këto vite, nuk ka më transferime nga Superiorja në këto kampionate.
Unë mendoj se një hap në Ligat B të këtyre kampionateve është shumë i mirë, pasi direkt në Ligat A është e pamundur, duke parë intensitetin e lojës dhe qendrueshmërinë, është e vështirë që të arrihet nga lojtarët e kampionatit tonë.
Shumë të rralla janë rastet që kanë ndodhur si për shembull Uzuni, që kaloi disa liga apo Rrahmani që kaloi disa etapa deri sa shkoi tek Napoli, ku u shpall dy herë kamion dhe po bën një karrierë fantastike. Kështu që gjithçka është e mundur, por shumë varet edhe nga ana individuale e lojtarit dhe ajo që është më kryesorja ana mentale.”
Shpesh në transfertat e lojtarëve të evidentuar dhe që kanë kërkesa nga klube të ndryshme, janë prindërit, ata që shpesh tentojnë të japin opinionin e tyre dhe të vendosin kushte, për këtë aspekt Lala tashmë ka një këshillë të tijën.
“Çështja e ndërhyrjeve të prindërve është një problematikë e të gjithë lojtarëve nga Ballkani, jo vetëm në Shqipëri. Kjo lidhet me mentalitetin dhe unë shpesh kur flas me prindërit i kërkoj të mos ndërhyjnë, pasi nuk është produktive të ndërhysh në gjëra teknike të futbollit apo të përfshihesh në ecurinë e lojtarit. Prindërit kanë detyrë të edukojnë fëmijët e tyre jo të ndikojnë tek sporti kështu që mund të them që prindërit shpesh ndikojnë negativisht. Megjithatë ka edhe prindër neutral, por shumica janë problematikë".
Gjithsesi, sot Kombëtarja kuqezi ka edhe lojtarë që luajnë, apo të paktën janë pjesë e disa prej kampionateve më të rëndësishëm europianë. A është ndonjëri prej tyre në optikën e kapitenit Lala, potencial për të qenë më lart se kaq?
“Rasti i lojtarëve që luajnë sot në ligat e mëdha, si Broja p.sh që ka lindur në Angli, Asllani në Itali, Bajrami në Zvicër, kështu që kanë patur një edukatë tjetër sportive dhe padyshim kanë shanse shumë më të mëdha se sa lojtarët që lindin dhe rriten në Shqipëri.”
Lojtarët me më tepër prespektivë për momentin, nga Kombëtarja shqiptare për Altinin janë dy.
“Medon Berisha dhe Kristjan Asllani, që janë në moshë të re, kanë gjasa të bëjnë hapa përpara. Asllani nuk po kalon një fazë të mirë te Torino, por fakti që do të ndryshojë skuadër, besoj se do ta gjejë veten prap te Girona në Spanjë dhe do të tregojë cilësitë e tij.
Nëse rikthehet do të arrijë të gjejë një skuadër shumë më të mirë. Tek Interi ishte shumë e vështirë për të, ndërsa Medon Berisha më pëlqen shumë se si luan dhe besoj se ai do të bëjë shumë përpara për të arritur në nivelet e Champions League.
Edhe tek Kombëtarja U-21 kemi lojtarë shumë të mirë dhe për këtë besoj se do të kemi një të ardhme po kaq të mirë për shkak të prurjeve që vijnë nga jashtë. Shpresoj të kemi një ditë lojtarë më tepër në liga të mëdha dhe kjo do të jetë shumë e mirë për Kombëtaren, duke u rritur niveli padyshim do të jemi edhe më kompetitivë".
Si për të gjithë, shqiptarët, padyshim që e gjithë vëmendja jonë aktualisht është në muajin mars, kur kuqezinjtë do të provojnë një tjetër shans për t’u kualifikuar për here të parë në finalet e një Botërori.
“Unë mendoj që shanset janë shumë të mira, pavarësisht se Polonia është një skuadër jo e lehtë, por e kalueshme. Mendimi im është që nëse do t’i kemi të gjithë djemtë të shëndetshëm dhe në formë të mirë, do t’i kemi shanset shumë të mira. Në fillim do të na duhet të ruajmë rezultatin dhe të mos pësojmë gol, do të gjejmë një mënyrë të shënojmë.
Kundërshtari luan në shtëpinë e tij dhe ka tifozerinë e tij, por atë mund t’ia kthejmë si ‘boomerang’, pasi nëse ne nuk do t’i lejojmë të krijojnë shumë raste tifozeria e tyre është shumë kritike dhe mund t’i kthehet kundra e t’i ushtrojë presion skuadrës së vet. Ky do të ishte çelësi, shanset janë 50/50 për mendimin tim.”
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Janar 2026, 09:43
MAROK - Vendi pritës, Maroku dhe Senegali, janë gjysmëfinalistët e parë të edicionit të 35-të të Kupës s&eum...
Sport
10 Janar 2026, 09:30
ANGLI - Nottingham Forest (i 17-ti në Premier League) u eliminua me penallti (3-3 dhe 4-3) nga Wrexham në Championship, në raund...
Sport
10 Janar 2026, 09:00
GJERMANI - Dy ndeshje futbolli të divizionit të parë gjerman u anuluan të premten, pasi bora e madhe i bëri stadiumet të pasigur...
Sport
10 Janar 2026, 08:30
MAROK - Çerekfinalja e Marokut kundër Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 padyshim do të mbetet një nga mom...
Sport
10 Janar 2026, 08:00
ARABIA SAUDITE - Deri në ndeshjen e së premtes kundër Al-Kholood, Karim Benzema nuk e kishte treguar performancën e tij në ligën...
Sport
10 Janar 2026, 07:30
ANGLI - Atmosfera në stadiumin Emirates në Londër ishte e nxehtë që nga fillimi, me Arsenalin dhe Liverpoolin që nuk i lanë...
Sport
10 Janar 2026, 00:58
GJERMANI - Kjo është ajo që quhet një fillim më shumë se premtues. Duke dhënë një asist vendimtar pasi hyri si z&...
Sport
9 Janar 2026, 20:52
Ole Gunnar Solskjaer e drejtoi Manchester Unitedin midis viteve 2018 dhe 2021...
ANGLI - Në këtë pikë, të gjithë komentator&e...
Sport
9 Janar 2026, 20:17
ANGLI - Manchester City ka nënshkruar me sulmuesin ganez Antoine Semenyo të Bournemouthit për një kontratë deri në qershor 2031,...
Sport
9 Janar 2026, 20:04
Ilia Topuria, duke dalë nga gjykata
SPANJE - Larg nga tetëkëndëshi për shkak të një çështjeje delikate perso...