9 Qershor 2024, 20:01
Nga DOSJA
GJERMANI - UEFA sot ka filluar zyrtarisht një tur takimesh me të gjitha ekipet pjesëmarrëse në fazën finale të “Euro 2024” me temën “Referees meet the teams”.
Ky takim përmban një prezantim të rregullores së arbitrimit, se si lojtarët ndëshkohen në rastet e ndërhyrjeve të gabuara ndaj kundërshtarit, prekjet e tipit me dorë kur janë të ndëshkueshme dhe kur jo, simulimet në zonën e penalltisë, por edhe në fushe, tërheqjet dhe mbajtjet se si do ndëshkohen, etj.
Për të realizuar këtë tur takimesh UEFA ka angazhuar të gjithë instruktorët dhe dizenjatorët e arbitrave nga të gjithë federatat anëtare.
I dërguari i UEFA-s në takimin e zhvilluar sot me futbollistët dhe stafin teknik të Kombëtares shqiptare në kampin bazë të kuqezinjve në Kaiserau, ishte shefi i arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, i cili i shpjegoi edhe një herë skuadrës rregulloret dhe mënyrën se si duhet të sillen me arbitrat.
Ne muajin prill të gjithë trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në finalet “Euro 2024” u takuan ne Gjermani dhe ndër shumë tema të diskutuara ajo që i solli të gjithë unanim ishte “Të ruajmë imazhin e lojës së futbollit”.
Arbitri në kohet moderne merr gati 200 vendime brenda një ndeshje, duke përfshirë edhe sistemin VAR, por këto vendime nuk mund t’i marrë nën presionin e 22 lojtarëve, të cilët shpeshherë e rrethojnë atë duke e vendosur nën trysni edhe kur një situate po kontrollohet nga sistemi VAR.
Për të rritur besueshmërinë te procesi i vendimmarrjes, është në të mirën e të gjithë aktorëve në fushë që në momentet kyçe lojtarët duhet ta dine atë çfarë komunikon arbitri me sistemin VAR dhe kjo te realizohet nëpërmjet komunikimit me kapitenin e skuadrës.
Kjo lartëson më shumë figurën e kapitenit, i cili është personi që do të marrë informacionin zyrtar për një vendim kyç, por gjithashtu është përgjegjës për sjelljen dhe reagimet e lojtarëve të tjerë të ekipit të cilët do të ndëshkohen disiplinarisht në qoftë se injorojnë këshillat e kapitenit.

B.T (Dosja.al)
Sport
9 Qershor 2024, 19:45
ITALI - Dyert në Continassa nuk kanë qenë aq rrotulluese sa në verën e 2024-s. Jo vetëm në ndryshimin e drejtimit teknik me a...
Sport
9 Qershor 2024, 19:23
GJERMANI - I zyrtarizuar pak javë më parë si trajneri i ri i Bayern Munichut, Vincent Kompany tashmë është në punë. Nd&e...
Sport
9 Qershor 2024, 18:58
ANGLI - Është një javë e vështirë për anglezët, shtatë ditë para hyrjes së tyre në Euro. Të pre...
Sport
9 Qershor 2024, 18:35
SHBA - Ashtu si Euro, edhe Copa America po afron (20 qershor - 14 korrik). Gjatë natës nga e shtuna në të diel, Kolumbia ‘shtypi&rsquo...
Sport
9 Qershor 2024, 17:59
KOSOVE - Pas disa eksperiencave në Afrikë, Jean-Michel Cavalli kthehet në Evropë. Katër muaj pasi kishte mbetur vetëm pak jav&eu...
Sport
9 Qershor 2024, 17:39
FRANCE - Kylian Mbappé po kalon një përgatitje mjaft të mbushur me ngjarje për Euron.
Viktimë e dhimbjes së shpinës j...
Sport
9 Qershor 2024, 16:25
HOLANDE - Vincent Kompany është zyrtarizuar pak ditë më parë si trajneri i ri i Bayern Munichut. Një zgjedhje q&eum...
Sport
9 Qershor 2024, 16:11
KILI - Kombëtarja e Kilit vijon përgatitjet për miqësoren kundër Paraguajit, të martën e ardhshme më...
Sport
9 Qershor 2024, 15:56
SPANJE - Jules Koundé ishte një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës në sezonin 23-24. Ai ka qenë nj&e...
Sport
9 Qershor 2024, 15:11
ITALI - "Ne kemi qenë optimistë që në momentin e parë, ka qenë gjithmonë nën kontroll. Kur ka lodhje, gjithmonë pri...