LIVE UPDATES
Sport

Refuzon të dalë përpara gazetarëve, Ilir Daja gjobitet 1 milion lekë!

Sigurisht, nuk kanë munguar as gjobat për klube të tjera të Superiores ku janë shfaqur probleme me sjelljen e tifozëve si Bylis e Laçi, ashtu si edhe Apoloni a Lushnja në Kategorinë e Parë.

23 Prill 2025, 20:21 Nga DOSJA
Refuzon të dalë përpara gazetarëve, Ilir Daja gjobitet 1

TIRANE - Komisioni i Disiplinës ka vendosur të gjobitë me një shifër shumë të lartë trajnerin e Dinamos, Ilir Daja, pasi ky i fundit ka refuzuar që të paraqitet para kamerave pas ndeshjes së fundit të kampionatit që skuadra e tij humbi përballë Laçit.

Daja është ndëshkuar me një gjobë 100 mijë lekë për këtë vendim të tijin, por njëkohësisht, Disiplina ka saktësuar se është klubi përgjegjës për këtë detyrim të teknikut.

Sigurisht, nuk kanë munguar as gjobat për klube të tjera të Superiores ku janë shfaqur probleme me sjelljen e tifozëve si Bylis e Laçi, ashtu si edhe Apoloni a Lushnja në Kategorinë e Parë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.04.2025

1. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës në mënyrë të përsëritur, pas ndeshjes KF Laçi kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 6/1/c të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, FC Dinamo City ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

4. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. FC Vlora Femra U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit U-17 Femra, kunder Lushnja U-17 Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

7. KF Erzeni U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-17, kunder Shkëndija Tiranë U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

8. Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-14, kunder KF Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

9. Loris B U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AS Luftëtari U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

10. AS L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër,kunder AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

11. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder KF Laçi U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

12. SC Porto U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Lezhë, kunder Kukësi G U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

13. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder Mirdita-IBGR U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

14. FK Kukësi U-17, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe cënuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes kundër Akademia Etien U-17, në bazë të neneve 6/3/j, 8, 13/2, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

15. Zyrtari i Etien Akademi U-17, Benard Pjetra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

16. Zyrtari i FK Kukësi U-17, Agim Belaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtarë duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë, në bazë të nenit 13/2/a dhe 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

17. Lojtari i FK Kukësi U-17, Leonard Ademaj, për sjellje josportive dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Fushë Kruja U-17, Angelos Berhami, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 23 Prill 2025, 16:13

Hansi Flick mbron Carlo Ancelottin...

SPANJE - Pak ditë para finales së Kupës së Mbretit (të shtunën, në orën 22:00), trajneri i Barçës, Hansi Fli...

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s