Dita e 54-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
Sipas rregullores së miratuar, në kampionatin Abissnet Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë, çdo skuadër do të ketë detyrimin të aktivizojë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare.

TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027.
Ky vendim është pjesë e strategjisë së FSHF-së për zhvillimin e futbollit shqiptar, rritjen e mundësive për futbollistët e rinj dhe krijimin e një baze më të fortë për ekipet kombëtare.
Gjithashtu, ky rregull përveçse synon rritjen e aktivizimit të futbollistëve të rinj shqiptarë në kampionatet kombëtare, rritjen e konkurrencës ndërmjet futbollistëve vendas, ka për qëllim krijimin e një modeli të qëndrueshëm zhvillimi për dekadën e ardhshme.
Sipas rregullores së miratuar, në kampionatin Abissnet Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë, çdo skuadër do të ketë detyrimin të aktivizojë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare.
Ndërkohë, në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe Kategorinë e Tretë, klubet do të duhet të aktivizojnë nga fillimi i ndeshjes të paktën një lojtar të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare, i cili duhet të luajë gjatë gjithë kohëzgjatjes së ndeshjes, përveç rasteve të parashikuara nga rregullorja.
Rregullorja përcakton gjithashtu se, në rast zëvendësimi të lojtarit që plotëson kriteret, ai duhet të zëvendësohet me një tjetër futbollist që përmbush të njëjtat kritere të moshës dhe shtetësisë. Nëse kjo nuk është e mundur, skuadra do të vazhdojë ndeshjen me një lojtar më pak për periudhën gjatë së cilës ekziston detyrimi i aktivizimit të futbollistit të ri.
Rregulli do të zbatohet për të gjitha ndeshjet e kampionateve përkatëse, si edhe për Kupën e Shqipërisë. Klubet janë përgjegjëse për regjistrimin e lojtarëve dhe respektimin e dispozitave të rregullores.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - William Saliba është rikthyer tek Arsenali nga Kupa e Botës, ku luajti një rol thelbësor në arritjen e Francës n&eu...
SHBA - Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo Nazário (Fenomeni), tha se fitorja e Spanjës kundër Argjentinës ishte "një shkat&e...
ITALI - Transferimi i sulmuesit dardan, Vedat Muriqi, drejt klubit italian të Lazios për shifrën e majme prej 17.5 milionë eurosh, ës...
SHBA - Sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili debutoi në MLS me Chicago Fire, u shpreh shumë i lumtur për tetë lojtarët ...
Haaland, Bellingham dhe Lamine, tre nga më të përforcuarit pas Kupës së Botës ANGLI - Spanja fitoi Kupën e Botës, p...
BELGJIKE - “Djajtë e Kuq” të Belgjikës po fillojnë një kapitull të ri në historinë e tyre të...
FRANCE - Jo të gjithë kanë ndarë fatin e Didier Deschamps, një nga të paktët që ka fituar Kupën e Botës si l...
SHBA - Liga Kryesore e Futbollit (MLS) njoftoi të mërkurën se ka hapur një hetim mbi një përpjekje të dyshuar për rekr...
ITALI - Familja e Wanda Naras është e frikësuar. Ndërsa ish-gruaja e Mauro Icardit dhe Maxi Lopez ishte në New York, t...
IRLANDE E VERIUT - Gjatë sfidës kualifikuese mes Larne FC dhe Crvena Zvezdës, tifozët serbë shfaqën në tribunë banerin...