25 Mars 2023, 07:45
Nga DOSJA
BRAZIL - Një gjykatë e lartë braziliane urdhëroi këtë të premte bllokimin e pasaportës së Robinhos, ndërkohë që do të analizohet mundësia nëse ish-lojtari mund të vuajë në vend dënimin, që iu shqiptua në Itali për përdhunim, raportojnë burime zyrtare.
Drejtësia italiane e dënoi Robinhon me nëntë vite burg për pjesëmarrje në përdhunimin kolektiv të një të reje shqiptare në Milano në vitin 2013.
Vendimi u mor nga magjistrati i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, Francisco Falcão, i cili mori parasysh seriozitetin e krimit, pasojat ndërkombëtare të çështjes dhe gjendjen ekonomike të lojtarit, gjë që mund të lehtësonte një arratisje eventuale nga Brazili.
Sipas deklaratës së lëshuar nga entiteti, gjyqtari mori në konsideratë "indikacionet" se ish-futbollisti "u përpoq t'i shmangej ligjit penal italian" dhe, po ashtu, "mund të largohej edhe nga Brazili për të shmangur vuajtjen e dënimit".
“Në këtë kuptim, ndërkohë që kjo kërkesë për miratim është duke u proceduar, është e volitshme të vendosen masa paraprake përveç burgimit për të garantuar, një vendim i mundshëm në të ardhmen, në përputhje me kërkesën për ekzekutimin e dënimit në territorin kombëtar”,- tha magjistrati.
Tetorin e kaluar, Italia kërkoi ekstradimin e ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Milanit, pasi e dënoi atë për përdhunim, por, sipas kushtetutës braziliane, ekstradimi i shtetasve është i ndaluar. Për këtë arsye, Italia kërkoi që dënimi të kryhej në vendin e origjinës.
Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2013 kur, sipas hetimeve, Robinho dyshohet se e ka detyruar gruan, në atë kohë 23 vjeçe, të pijë derisa ajo ka mbetur pa ndjenja dhe më pas e ka detyruar së bashku me një grup miqsh, të kryejnë marrëdhënie seksuale në një tualet të klubit të natës. Në atë kohë, futbollisti kishte kontratë me Milanin, skuadër në të cilën ishte për katër sezone (2010-2014).
B.T (Dosja.al)
Sport
25 Mars 2023, 07:43
GJERMANI - Tashmë është zyrtare, Julian Nagelsmann është shkarkuar nga posti i trajnerit të Bayern Munich dhe është...
Sport
25 Mars 2023, 07:31
FRANCE - I dëmtuar për pjesën tjetër të sezonit, Neymar JR ka zhgënjyer sërish. Kjo tani është bërë ...
Sport
25 Mars 2023, 07:18
GJILBRALTAR - I aktivizuar pas minutes 73-të, duke zëvendësuar Isak, në ndeshjen kundër Belgjikës (0-3), i përjetshmi Zl...
Sport
25 Mars 2023, 07:10
FRANCE - François Ruffin është i lumtur me veten e tij. Deputeti i LFI-së kishte bërë një thirrje për të f...
Sport
24 Mars 2023, 23:48
FRANCE - Në më pak se dy minuta, Antoine Griezmann, i cili nuk kishte shënuar për ‘Blutë’ që nga nëntori 2021 (...
Sport
24 Mars 2023, 23:12
FRANCE - ‘Blutë’ e Francës e nisën me gol takimin ndaj ‘tulipanëve’ të Holandës. Me të filluar taki...
Sport
24 Mars 2023, 23:12
BELGJIKE - Romelu Lukaku është një nga lojtarët më të kritikuar këtë sezon në Itali. Paraqitjet e tij me Interin nu...
Sport
24 Mars 2023, 22:57
ÇEKI – Me fitoren e Çekisë në shtëpi, përballë 'kokës' së grupit tone, Polonisë (3-1) kanë st...
Sport
24 Mars 2023, 22:34
POLONI - Legia e Varshavës, pjesë e së cilës janë edhe dy futbollistë shqiptarë, Jurgen Celhaka dhe Ernest Muçi, e ka ...
Sport
24 Mars 2023, 22:30
ANGLI - Everton është akuzuar për një shkelje të pretenduar të rregullave të Fair Play Financiar të Premier League n&eum...