Shpërthejnë protestat kundër Kryeministrit/ Shqiptarët në Bruksel e Angli kërkojnë largimin e tij: Rama në burg (PAMJET)
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Sot zgjedhjet parlamentare n&eum...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
Ata dyshohet se kishin ndikuar në situata specifike të lojës, si kartonët e verdhë, goditjet nga këndi dhe episode të tjera të ndeshjeve, për t’i shfrytëzuar në baste.
ANGLI - Një ish-drejtues i njësisë ndërkombëtare për hetimin e krimit në sport ka deklaruar se disa lojtarë të Ligës Premier kanë qenë të përfshirë në trukimin e ndeshjeve. Fredrik Gardare, i cili udhëhoqi për vite me radhë një njësi policore suedeze kundër krimit të organizuar në sport, tha se gjatë një bastisjeje në një kazino të paligjshme në vitin 2021 u sekuestrua një telefon me prova të qarta për trukime ndeshjesh.
Sipas tij, në aplikacionin Telegram gjendeshin biseda ku lojtarë profesionistë bashkëpunonin me një kriminel për të manipuluar duele në ligat evropiane, përfshirë edhe ndeshje ndërkombëtare në Ligën e Kombeve. Gardare theksoi se mes të implikuarve kishte më shumë se një lojtar të Ligës Premier. Ata dyshohet se kishin ndikuar në situata specifike të lojës, si kartonët e verdhë, goditjet nga këndi dhe episode të tjera të ndeshjeve, për t’i shfrytëzuar në baste.
Megjithatë, pavarësisht provave, policia e Stokholmit dhe autoritetet kombëtare suedeze vendosën të mos e çonin më tej hetimin. Gardare e cilësoi këtë vendim “zhgënjyes dhe të pashpjegueshëm”, duke theksuar se telefoni me provat ende ndodhet në duart e policisë.
“Ishte një prioritet shumë i lartë për mua, e gjithë njësia ime u angazhua në këtë hetim. Ne ia dhamë informacionin edhe federatës suedeze të futbollit, duke i paralajmëruar se ishte një çështje serioze. Shpresoj që ata ta kenë ndarë edhe me FA-në”, u shpreh ai për Daily Mail Sport.
FA, nga ana tjetër, thuhet se nuk ka marrë ende informacion të drejtpërdrejtë nga autoritetet suedeze, por është e interesuar t’i shqyrtojë gjetjet. Ky zbulim tronditës ngre pikëpyetje serioze për përhapjen e manipulimit të ndeshjeve në futbollin evropian dhe nëse autoritetet ndërkombëtare janë duke bërë mjaftueshëm për ta ndalur këtë fenomen.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Real Sociedad do t'i bëjë një homazh të nivelit të lartë John Benjamin Toshack këtë fundjavë q&e...
SPANJE - "Paralajmërim mbylljeje të stadiumit, për hedhjen e topit në fushë nga çdo anëtar i stolit." Kjo është...
ZVICER - Ylli suedez i kërcimit me shkop, atleti Armand "Mondo" Duplantis, e përmirësoi përsëri rekordin: në Budapest, gjatë...
SPANJE - A do të shembet FC Barcelona? Prej disa orësh, kanë qarkulluar thashetheme rreth një largimi të mundshëm të Fer...
ZVICER - Pezullimi mori fund. Këtë të mërkurë, Adidas zbuloi topat që do të përdoren në Ligën e Kampion&e...
SUEDI - Ndërsa e ardhmja e Adrien Rabiot te Olympique Marseille mbetet e paqartë, ai është zgjedhur nga Didier Deschamps p&eu...
ITALI - Milani është ende pa Leaon. Pasi humbi ndeshjen hapëse kundër Cremoneses, Rafa nuk do të thirret as për ndeshjen e s&...
NORVEGJI - Një kapitull i ri fillon për Erling Haaland dhe Norvegjinë. Ylli i Manchester City ka vendosur të shtojë edhe mbie...
SPANJE - Lista e dytë e thirrjeve të Carlo Ancelottit ka ngjallur polemika në Spanjë. Trajneri italian vendosi t’i kursej&eu...
BRAZIL - Kombëtarja braziliane do të luajë dy ndeshje miqësore në tetor kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë, n...