"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Bordi drejtues i “Reds” tashmë po punon për një lëvizje që largimi i mundshëm i egjiptianit, të ketë sa më pak pasoja.
ANGLI - Sikur të mos mjafonte merkato stratosferike e sapombyllur e verës, Liverpuli po planfikon edhe lëvizjet e së ardhmes. Mbi të gjitha është për t’u gjetur pasardhësi i Mohamed Salah, cikli i të cilit po mbaron në “Anfield”.
Prandaj, bordi drejtues i “Reds” tashmë po punon për një lëvizje që largimi i mundshëm i egjiptianit, të ketë sa më pak pasoja. Dhe emri që ka dalë fuqishëm, sipas “Daily Mail”, është ai i Olize, lojtari aktual i Bajern Mynih, i cili në moshën 23-vjeçare është konsoliduar si një nga lojtarët më të dëshiruar në futbollin evropian. Ikja e Salah shihet një skenar që klubi nuk dëshiron ta improvizojë.
Egjiptiani, një pikë referimi ofensive për kampionët anglezë që nga viti 2017, ka qenë shumë më tepër sesa një golashënues. Aftësia e tij për të bërë diferencën në ndeshjet vendimtare, vazhdimësia në Premier Ligë dhe lidershipi në skuadër, e kanë bërë atë një lojtar praktikisht të pazëvendësueshëm. Megjithatë, në futbollin modern është e nevojshme të parashikosh dhe këtu “hyn” në lojë futbollisti premtues francez. Olize konsiderohet një sulmues i gjithanshëm, në gjendje për të luajtur si krahun e djathtë, ashtu edhe në role të tjera të repartit sulmuese. Driblimi i tij, vizioni i lojës dhe goditja me këmbën e majtë e bëjnë një profil shumë tërheqës për një klub që kërkon të ruajë një stil loje dinamik dhe të paparashikueshëm.
Për më tepër, francezi ka shkëlqyer te Bajern me paraqitje që e kanë pozicionuar si një nga talentet e rinj më vendimtarë në kontinent. Liverpul e di se nuk do të jetë e lehtë ta rrëmbejë nga bavarezët, por gjithashtu kupton se merkatoja e transferimeve ofron mundësi, sidomos kur vetë lojtari mund të jetë i hapur për të bërë një hap në karrierë, drejt një kampionati më elitar se Bundesliga, siç është Premier Liga.
Kështu që financiarisht, “Reds” janë të gatshëm të bëjnë një investim me peshë, edhe duke ditur se nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet një si Salah. Mirëpo pikërisht Salah shihet si trashëgimtari natyral, përderisa ka persoanlitet, cilësi dhe ambicje të larta. Emri i francezit duket i duhuri për të hapur një tjetër kapitull fitues në “Anfield”, si vazhdimësi e këtyre aktualëve.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Luftë nervash, luftë në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit mes tifozerive, por luftë edhe në … shif...
TIRANE - Grupi K i Kualifikueseve të Botërorit 2026 ka luajtur dy ndeshjet e radhës, teksa Shqipëria ishte “pushim” dhe ...
SHBA - Aryna Sabalenka pati qetësinë dhe përvojën kundër Amanda Anisimova për t’ja dalë në fin...
KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte në gjendje të tregonte thuajse asgjë kundër Zvicrës në Basel, ndeshje e ...
SHBA - Luis Suarez është pezulluar për gjashtë ndeshje për pështymje ndaj një anëtari të stafit t&eu...
SPANJE - Lojtari i përfaqësuese së Braziligt dhe ylli i Barcelonës, Rafinha, është ankuar në rrjetet sociale se dja...
ITALI - Është interesante që italianët i shënuan të pesë golat në ndeshjen në Bergamo në pjesën e dyt&eum...
ARMENI - Një moment prekës që u bë viral ndodhi para fillimit të ndeshjes kualifikuese Portugali - Armeni për ...
ITALI - Te Milani, numri 9 ka qenë gjithmonë më shumë se një fanellë. Ai përfaqësonte fuqinë e madhe sulmuese, simb...
ANGLI - Në pak më shumë se dy javë do të zbulohet fituesi i radhës i Topit të Artë, një çmim që ka ndez...