7 Janar 2023, 16:02
Nga DOSJA
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të lejohen të jetojnë së bashku në Arabinë Saudite. Ligji vendas nuk lejon që burrat dhe gratë të bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi pa qenë të martuar, por lëvizja e Cristiano Ronaldos dhe familjes së tij në vend, në mënyrë që CR7 të luajë për Al Nassr, do të mbulohet nga një përjashtim praktik.
Agjencia spanjolle e lajmeve EFE, intervistoi dy avokatë sauditë, të specializuar në të drejtën civile, në mënyrë anonime, të cilët shpjeguan çështjen në më shumë detaje.
“Edhe pse ligjet e mbretërisë ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kohët e fundit kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndjekin më askënd, megjithëse këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”,- tha njëri nga ata. Një tjetër tregoi, se për çështjen e bashkëjetesës, autoritetet saudite “sot nuk ndërhyjnë më në këtë çështje për të huajt, edhe pse ligji e ndalon bashkëjetesën pa martesë”,- nënvizoi ai, duke iu referuar shprehimisht të huajve që jetojnë dhe punojnë në Arabinë Saudite.
Kështu, Georgina, e cila së bashku me Ronaldon ka pesë fëmijë dhe ishte në prezantim me katër prej tyre, do të mund të jetojë në Riad me vizën e saj, të 'sponsorizuar' nga Al Nassr; si një vizë turistike, e vlefshme për një vit. Situata nuk është e re, pasi Al Nassr ka disa lojtarë të huaj dhe të gjithë kanë arritur të kenë partnerët me vete, edhe pse nuk janë të martuar.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Janar 2023, 15:46
SPANJE - Ruud Gullit, një legjendë e kombëtares së Holandës, që luajti për PSV, Milan dhe Chelsea, ndër të tjera, k...
Sport
7 Janar 2023, 15:28
PORTUGALI - Roberto Martínez, i cili u largua nga skuadra e Belgjikës pas eliminimit nga Botërori i Katarit, tani ka një ekip të...
Sport
7 Janar 2023, 15:15
SPANJE - Superylli kolumbian Shakira është "shkatërruar", pasi mësoi se fansat e saj kanë parë në vitin 2021...
Sport
7 Janar 2023, 14:52
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez tashmë janë në Arabinë Saudite. Futbollisti u prezantua me nder...
Sport
7 Janar 2023, 14:24
FRANCE - Në vitin 2016, Marcel Desailly u njoh si babai i një Varoise 25-vjeçare nga Gjykata e Apelit Aix-en-Provence. Kampion...
Sport
7 Janar 2023, 14:05
FRANCE - Me Kupën e Botës në duart e tij, Lionel Messi kompletoi karrierën e tij të shkëlqyer teksa pas suksesit me klube, realizi...
Sport
7 Janar 2023, 14:01
GJERMANI - Nëse ende lojtari i RB Leipzig ishte tashmë një nga të rinjtë që duhej të merrte vëmendje për të fo...
Sport
7 Janar 2023, 13:43
SPANJE - Cristiano Ronaldo ndërpreu bashkëpunimin me agjentin Jorge Mendes pas një jetë së bashku. Legjenda portugeze i dha fund...
Sport
7 Janar 2023, 13:39
ITALI - Për më shumë se një shekull, ajo ka bashkuar të gjithë tifozët italianë, një simbol i një vendi që...
Sport
7 Janar 2023, 13:32
FRANCE - Federata Franceze e Futbollit dhe presidenti i saj Noel Le Graet njoftuan mëngjesin e sotëm vazhdimin e kontratës së traj...