"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Mbrojtësi spanjol Sergio Ramos (37 vjeç), u largua nga PSG pas dy sezonesh në kryeqytetin francez dhe ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij

SHBA - Mbrojtësi spanjol fitoi dy tituj në “Parc des Princes” dhe njoftoi se do të ndryshojë ekipin sezonin e ardhshëm. Përflitet, se lëvizja e fundit për destinacionin e tij të ardhshëm, është pikërisht vendi ku mbrojtësi legjendar zgjodhi të kalonte pushimet.
Sergio Ramos dhe gruaja e tij, Pilar Rubio (45), vizituan Shtetet e Bashkuara ditët e fundit. Ata shkuan në Nju Jork dhe më pas në Jacksonville, Florida, ku çifti mori pjesë në një ngjarje UFC.
"A mund ta ndjekë legjenda e Real Madridit, Leo Messin në Major League Soccer?",- shkruante botimi “Daily Mail”, i cili shton se Shtetet e Bashkuara do të ishin një opsion, si për pëlqimin e Ramos, ashtu edhe për gruan e tij.
Shtypi në Spanjë vë në dukje, se megjithëse të dy shkuan për t'u çlodhur jashtë shtetit, vizita nënkuptonte gjithashtu kërkimin e terrenit për një transferim në MLS. Vitin e kaluar, Los Angeles Galaxy u interesua për Sergio Ramos. Tashmë një variant mund të jetë edhe Inter Miami, formacioni i ri i Leo Messit dhe Sergio Busquets, i cili kërkon edhe Jordi Alba dhe Andrés Iniesta në këtë merkato.
Gjithsesi, Sergio Ramos nuk ka mungesë të ofertave këtë sezon. Al-Ahli nga Arabia Saudite, e josh atë me një pagë prej 50 milionë eurosh, por iberiani tundohet ta refuzojë propozimin, sepse do të ishte shumë larg gruas së tij, e cila ka një punë si prezantuese televizive në Madrid.
Për Ramos, katër herë fitues i Champions League, ekziston edhe opsioni i Sevillas, klubi i tij shpirtëror, ku filloi futbollin. I lindur në Seville, kampioni i botës nuk do të merrte një rrogë të qëndrueshme në “Ramón Sánchez Pizjuán”, por ai do të ishte përsëri në shtëpi.
Një tjetër opsion është Seria A, ku Sergio Ramos do të kishte një ofertë tërheqëse. Italia do të ishte një sfidë interesante për mbrojtësin andaluzian dhe një avantazh i rëndësishëm do të ishte afërsia me shtëpinë. Nuk bëhet me dije emri i skuadrës së interesuar për qendërmbrojtësin spanjol.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Pas lajmërimit të largimit të tij nga Liverpooli, disa skuadra kanë kontaktuar me sulmuesin brazilian, por ai mund ...
ANGLI - Mesfushori gjerman nënshkroi një kontratë dyvjeçare me kampionët spanjolë plus një opsionale dhe do të ket&eum...
ITALI - Është një epilog thuajse befasues, duke pasur parasysh sezonin e madh të Rabiot dhe ndeshjet në kupën e jasht...
SPANJE - Kontrata e Xavit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2024, por ndërkohë raportohet se trajneri katalan...
SPANJE - Intervista që Dani Alves ka dhënë nga burgu ka bërë bujë, teksa ai i ka kërkuar falje publike bashkëshorte...
ANGLI - Të paktën radha e episodit të fundit të rinovimit të portierit David De Gea te Manchester United ësht&eu...
SPANJE - Kepa Arithabalaga ka ngjitur shkallët e kishës me të dashurën e tij, Andrea Martinez, pasditen e së dielës. Portie...
SPANJE - Shakira bëri një zbulim shumë të rëndë në lidhje me tradhëtinë e Gerard Pique. Ylli kolumbian ka b&eu...
ANGLI - Turmat e tifozëve të zemëruar të Manchester United dolën përpara dyqanit të klubit në “Old Tra...
ANGLI - Oferta fillestare e Bayern Munich për Harry Kane dështoi, pasi Tottenham e refuzoi atë, sipas med...