Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Nuk doja që një lojtar të humbiste tre orë që të vinte këtu dhe pastaj të kthehej, kështu që vendosa ta bëj vetë”, tha ai, duke u justifikuar se zhvendosja i lodh sportistët.

KATAR - Siç dihet, marrëdhëniet mes organit që mbikëqyr futbollin botëror dhe gjermanëve, nuk janë aspak të famshme. Ato nisën me ndalimin nga ana FIFA-s për përdorimin e shiritit të kapitenit ‘One Love’, kundër diskriminimit LGBTQIA+, pasi homoseksualiteti konsiderohet krim në Katar.
Ndër skuadrat e ndryshme që reaguan kundër vendimit, ishte Gjermania, e cila madje ndërmori disa veprime që u përballën me autoritetet lokale dhe FIFA-n. Më e dukshme u krye nga ministrja gjermane e brendshme, Nancy Faeser, e cila ndoqi ndeshjen ndaj Japonisë, me shiritin ‘One Love’ në tribunën e stadiumit Khalifa International, e ulur pranë autoriteteve të Katarit dhe presidentit të FIFA-s.
Dje, trajneri gjerman Hans-Dieter Flick, doli i vetëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Spanjës, e cila do të luhet sot në orën 20:00, si shenjë proteste për distancën mes qendrës stërvitore të gjermanëve në Al-Shamal dhe qendrës së konferencave në prag të ndeshjeve. Trajnerë dhe lojtarë e të gjitha kombëtareve flasin në të njëjtën hapësirë, në Doha.
Një qëndrim, që me siguri do të ndëshkohet nga FIFA, pasi prania e një lojtari në konferencat për shtyp është e detyrueshme. I pyetur për të komentuar, pse ai ishte i vetëm në tryezën e konferencës për shtyp, Hans-Dieter Flick u justifikua. “Nuk doja që një lojtar të humbiste tre orë që të vinte këtu dhe pastaj të kthehej, kështu që vendosa ta bëj vetë”, tha ai, duke u justifikuar se zhvendosja i lodh sportistët.
“26 lojtarët në grupin tim janë të gjithë shumë të rëndësishëm, ndaj u kërkova që të mos vinin. U thashë se gjëja më e rëndësishme ishte të pushonim dhe të kurseni energji për lojën. Prandaj nuk solla njeri”. Trajneri është i mendimit se Gjermania duhet të flasë me gazetarët në qendrën e tyre stërvitore, duke shmangur kështu këto udhëtime. “Do të ishte më mirë, nëse do të merrnit pjesë në konferencat në qendrën tonë të stërvitjes, nuk do të ishte aq larg. Tashmë kjo është bërë dhe tani do të pranojmë çdo dënim”,- ka deklaruar ai.
B.T (Dosja.al)
KATAR- Maroku, përfaqësuesja e Afrikës së Veriut mundi me meritë 2-0 Belgjikën dhe kalon në vendin e parë në grup...
KATAR- Në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, gjendja fizike e Neymar është në fokus te Brazili. "Unë nuk jam mjek, por m...
ARABI- Në Arabinë Saudite e kanë seriozisht për Cristiano Ronaldon. Al Nassr, një nga klubet më të rëndësishme n&...
SPANJË- Lucas Hernandez i pafat në Kupën e Botës. Ylli i Bayern Munich, kampion me Francën në vitin 2018, pësoi një d&...
SPANJË- 27 shtatori është dita e ndeshjes Spanjë-Gjermani, por për Luis Enrique është një datë edhe më e ve&...
KATAR - Duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes, pa qenë realisht e rrezikshme, Japonia pësoi një gol në fund të loj&eu...
KATAR - Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur gjerman, Jurgen Klinsman, bëhet protagonist në Kupën e Botës “Katar 2022” pë...
KATAR - Spanja hapi Kupën e Botës me një fitore 7-0 ndaj Kosta Rikës. Gjermania e nisi me një tjetër rezulta...
KATAR - Spanja dhe Gjermania përballen në ditën e dytë të grupit E, në një duel që do të luhet në or&eu...
KATAR - Belgjika përballet me Marokun pasditen e sotme, në orën 14:00, me një objektiv të dyfishtë. Nga nj&e...