LIVE UPDATES
Sport

Shefi i ambulancave tregon se çfarë ndodhi me transportin e Boves drejt spitalit!

Ai hyri në dhomën e kuqe në “Careggi” 13 minuta pas episodit. Po flasim për një problem që ne e përkufizojmë si ‘në varësi të kohës’. Nga ana jonë ka pasur organizim dhe jo improvizim.

2 Dhjetor 2024, 23:38 Nga DOSJA
Shefi i ambulancave tregon se çfarë ndodhi me transportin e Boves

ITALI - Xhovani Gini, presidenti i Vëllazërisë Ushtarake të Firences e cila kontrollon ambulancën që transportoi Edoardo Bove drejt spitalit, ka treguar se si është ndjekur hap pas hapi protokolli, duke shpjeguar etapat e lëvizjeve që i shpëtuan jetën futbollistit që pësoi kolaps gjatë Fiorentina-Inter.

“Kanë kaluar 4 minuta nga momenti kur Bove ra në fushë, deri te vendosja e tij në ambulancë. Transporti nga stadiumi në spitalin “Careggi” zgjati edhe 4 minuta të tjera. Ai hyri në dhomën e kuqe në “Careggi” 13 minuta pas episodit. Po flasim për një problem që ne e përkufizojmë si ‘në varësi të kohës’. Nga ana jonë ka pasur organizim dhe jo improvizim.

Gjithçka që është bërë, është rezultat i një protokolli midis Vëllazërisë Ushtarake, spitalit “Misericordia” e Firences dhe Fiorentinës. Ambulanca nuk hyri në fushë sepse ekzistonte rreziku që të mos dilte për shkak të terrenit të lojës, mund të ngecte. Ekipet që janë brenda fushës kanë të njëjtat pajisje që janë brenda ambulancës, kanë gjithçka në çantat e shpinës. Ne jemi shumë të trajnuar, edhe nga pikëpamja emocionale”, tha ai për “ANSA” duke treguar se udhëtimi drejt spitalit kishte qenë në situatë kritike për jetën.

“Ai nuk ishte i vetëdijshëm. Në atë udhëtim ata defibriluan dhe kryen manovra ringjalljeje: Problemi ishte i gjerë”. Ndërhyrja e njerëzve që janë afër futbollistit në momente të tilla, shpesh cilësohet vendimtare, por Gini bëri të qartë se më mirë duhej që t’i hapej rruga ekspertëve, nëse të pranishmit nuk ishin të trajnuar. “Duhet sqaruar kjo gjë. Padyshim që e vlerësojmë gjestin, por improvizimi nuk është zgjidhje. Manovra që u krye duke futur gishtat në gojën e Bove nuk këshillohet, për dy arsye. Si fillim duke qenë se pacienti mund të mbyllë papritur gojën, ai rrezikon të krijojë lëndime shumë të rënda në gishta.

E dyta është se në atë moment mund të bëhen plagë brenda gojës, gjakderdhja e të cilave mund të jetë e vështirë për një pacient të asaj natyre. E përsëris, ne e vlerësojmë gjestin, por dua të nënvizoj rëndësinë e marrjes së kurseve të shpëtimit. Bëhet fjalë të ndjekësh disa orë kurse, por ato orë mund të shpëtojnë jetë”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit