"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
"Si mund të japësh intensitet kur ke lojtarë që nuk luajnë në rolin e tyre. Ishte surprizë edhe për ta. Luis Enrique bën surpriza, është si veza Kinder".

FRANCE - Kur humbet, zgjedhjet e trajnerit janë gjithmonë në qendër të debateve. Luis Enrique mori disa kritika në Francë pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës.
“Është e qartë se rezultati diskrediton vendimet e mia, unë pranoj gjithçka që sjell një humbje”,- pranoi trajneri spanjol i PSG-së në një konferencë për shtyp, duke mos harruar të shprehet se skuadra e tij do ta përmbysë Barcelonën në ndeshjen e kthimit.
Daniel Riolo, analist për RMC Sport, si zakonisht kritik: "Nuk kemi kuptuar asgjë për 11-shja startuese e rreshtuar nga Luis Enrique. Edhe në Spanjë nuk e kanë kuptuar. Këtu vazhdojmë të themi se kemi një gjeni në krye të skuadrës. Si mund të japësh intensitet kur ke lojtarë që nuk luajnë në rolin e tyre. Ishte surprizë edhe për ta.
Luis Enrique bën surpriza, është si veza Kinder. Ai mendon se është Arkimedi Pitagorian (personazh nga "Mickey Mouse" i famshëm për shpikjet e tij që shpesh nuk funksionojnë), por është vetëm një ‘surprizë Kinder’. Çdo ditë lojtarët hapin ‘vezën’ dhe zbulojnë se si do të luajnë."
Riolo vazhdon: "A mund të më shpjegojë dikush se për çfarë shërben? Kur funksionoi? Ne e dimë shumë mirë që sa më lart të luajë, aq më mirë, sepse Dembele mund të jetë vendimtar nëse luan më afër Mbappes. E kam thënë për gjashtë muaj që lojtarët nuk po shfrytëzohen në avantazhin e tyre më të mirë”.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Dikush duhet ta shpëtojë ‘ushtarin’ Rodri…. Mesfushori spanjol është një element i domosdoshëm n...
SPANJE - Trajneri Borussias, Edin Terzic, në fund të ndeshjes nuk i ka rezistuar dot një ‘selfie’ me ish-ndërkombëtarin i...
ANGLI - Kishte një episod në pjesën e dytë të Arsenal-Bayern Munich (2-2), nga ndeshja e parë e çerekfinales së...
SHBA - Inter Miami, ku luan Lionel Messi, u eliminua nga Champions League e CONCACAF-it, mëngjesin e sotëm, pasi humbi 3-1 ndaj Monterrey, në nde...
ITALI - Klasikja italiane mes Milanit dhe Romës po përgatitet për edicionin e tij të parë evropian, me një biletë për gj...
ANGLI - Pavarësisht protestave të shumta në Londër, Chelsea këtë të mërkurë përfundoi procesin e blerjes s&e...
Ish-futbollisti dhe senatori Romário BRAZIL - Senati brazilian njoftoi sot se do të hetojë skandalin e supozuar të manipulimit të...
FRANCE - Barça fitoi të mërkurën në mbrëmje në tokën pariziane! Duke udhëtuar për ndeshjen e par...
FRANCE - Një gol special i shënuar nga Andreas Christensen, mbrojtësi i Barcelonës, si dhe thelbësor për fitoren 2-3 ndaj Paris ...
PARIS - Në mbërmjen e dytë të madhe të cerekfinaleve të Champions League Paris SG dhe Barcelona kanë dhuauar spektakël d...