LIVE UPDATES
Sport

Kapllanaj akuzon ashpër: “Koçi është ndër gjyqtarët e mbetur nga xhaketat e kthyera”

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka shpjeguar arsyet e protestës së tij duke tërhequr ekipin për disa minuta në ndeshjen ndaj Tiranës, teksa akuzon ashpër: “Sokol Jareci po abuzon me investimin tonë, ndoshta kanë mision të na hedhin”

26 Mars 2025, 22:06 Nga DOSJA
Kapllanaj akuzon ashpër: “Koçi është ndër

TIRANE - “Nuk e di se sa e keni parë në studio, por gjithë tifozeria dhe vetë drejtuesit e Tiranës dhe ne ishim të ndërgjegjshëm që arbitri akordoi faull, pastaj u bë faull nga lojtari ynë dhe pastaj u dha penallti. Kjo është skandaloze, komplimentoj çunat për një ndeshje shumë të bukur që kanë bërë, por nuk mund të pranoj të tillë arbitër.

Janë 2-3 sezone rresht që ky arbitër ka marrë fatet e Bylisit për ta hedhur nga kategoria. Kam çuar 2-3 herë dokument të mos e drejtojë më Bylisin. Ky është përjashtuar nëse ju kujtohet një herë dhe është kthyer.

Ky është ndër të paktët arbitra që kanë mbetur nga koha e xhaketave të kthyera mbrapa, nuk ka asnjë problem me federatën e presidentin. I bëj thirrje të shikojë situatën, jemi më të penalizuar nga gjyqtarët. Është ky arbitër që ka marrë fatet e ndeshjes në dorë.

Pasi gjyqtari ka dhënë faull, ka kaluar pauzë, më pas është dhënë faulli, çfarë do të thotë kjo? Arbitri a nuk duhet të flasë me VAR-in? Penalltia është shkaktuar pasi arbitri i ka dhënë bilbilit dhe është shkaktuar faull. Para se të bëhej faulli ynë. Faulli është bërë kur topi ka qenë i ndaluar, se ai ka vërshëllyer. Arbitri mund të kishte komunikuar me VAR-in, dhe nuk ka pse të hyjë VAR-i. Për çfarë i kanë kufjet ata?

Unë mendoj ndryshe, që e dha faull, dhe pastaj pasi iu dha mundësia, po priste… Pasi iu dha kjo mundësi dhe e shfrytëzoi, bëri gabim teknik dhe nga faull për neve, e ktheu penallti për ata. Por faulli jonë ishte pasi i kishte rënë bilbilit. Nëse nuk do jepte faull, lojtari unë nuk do ndërhynte.

Unë e thashë që nuk kam asgjë kundër federatës, presidentit, drejtuesve, ne gjithë problemet na vijnë nga Sokol Jareci, është personi që po abuzon aq shumë me Bylisin. Nuk është viti i parë, janë 2-3 vite, ai më ka bërë bllokim telefonit, që ne jemi drejtues klubi.

Unë jam privat 100%, paguaj nga xhepi, bashkia jep zero leke për Ballshin, janë lekët e familjes time, gjaku ynë. Nuk mund të tallet Jareci e ky arbitër në këtë mënyrë. Kur vjen Skënderbeu, Hamiti në fushë, Xhaja në VAR. Kur vjen Teuta janë përsëri ata, edhe me Laçin përsëri.

Kur vjen një ndeshje kaq e rëndësishme, vjen arbitër që e dini shumë mirë kush është Koçi, si njohët, për çfarë njihet. Ai është në fund  të karrierës për të tilla gjëra. Pse të vuajë Bylisi këto gjëra? Ne kemi investuar lekë edhe më shumë se Egnatia e se të gjithë, vetëm portieri merr 6 mijë euro në muaj. Kemi bërë investime për të qenë ndër skuadrat më të mira, se duhet të luajmë çdo ndeshje 11 me 14. Edhe sot u thashë djemve do luani kundër 14, edhe sot morëm një pikë përsëri.

Nëse klubi i Bylisit, mbledh të gjitha raste nga ndeshja e parë që kemi zhvilluar me Teutën e deri më sot, do na duhet një natë dimri të shpjegojmë të gjitha rastet. Është një skuadër e dëmtuar me diferencë të madhe nga arbitrat. Dhe e thashë vjen nga Sokol Jareci.

Shihni çfarë merr Laçi e të tjerët. shihni arbritrat me lista, nga Beqiri me radhë, shihini të gjithë. Kemi federatë, drejtues, president, do ti zgjidhim aty. Nga fillimi e deri më sot, është hera e parë që dal në televizion, nuk kam dalë as në median e shkruar, nuk dua të përbaltim produktin tonë, dhe jam ruajtur. Nuk kam probleme me mbarëvajtjen e garës.

Dua që në ndeshjet e mbetura, jemi gati të paguajmë para dhe të bëjmë ndeshje me arbitra të huaj. Normalisht jemi e vetmja skuadër në jug, ndoshta edhe misioni është të na hedhë nga kategoria, e kanë bërë një herë, dy, tre. Nëse nuk investojmë, të biem, por nëse jo, pse të biem, pse të paragjykohemi ne? Kur të dojë Jareci, jam i gatshëm të përballem, kudo të dojë ai unë jam i gatshëm dhe të flas me argumente.

Nuk na vjen e keqja nga federata, me presidentin kam marrëdhënie shumë të mira, kur kisha probleme në spital, ishte nga ata që më ka qëndruar afër më shumë se të tjerët. Nuk më vjen nga ata, gjithçka më vjen nga Sokol Jareci e këta arbitra që bëhen pjesë e ndeshjeve të fundit kështu. Se vetëm këta që mund ta bëjnë kështu se arbitrat e FIFA-s e që duan të bëjnë karrierë, nuk mund të shkojnë në këtë nivel”, tha ndër të tjera presidenti i Bylisit pas ndeshjes në mikrofonin e RTSH-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s