Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Kombëtarja shqiptare merr fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Në "Air Albania Stadium", ku bëri debutimin trajneri Sylvinho, skuadra kuqezi nën mbështetjen e madhe të tifozëve që kishin mbushur shkallët e impiantit, iu imponua Moldavisë me rezultatin 2-0.
TIRANE- Kombëtarja shqiptare merr fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Në "Air Albania Stadium", ku bëri debutimin trajneri Sylvinho, skuadra kuqezi nën mbështetjen e madhe të tifozëve që kishin mbushur shkallët e impiantit, iu imponua Moldavisë me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, me kombëtaren shqiptare u pa superiore ndaj Moldavisë duke e mbajtur mbyllur në gjysmëfushën e saj. Kuqezinjtë i patën rastet e tyre me Ismajlin e Ramadanin, gjuajtjet e të cilëve u pritën nga portieri moldav, por rastin më flagrant për kuqezinjtë e pati Cikalleshi që u ndal nga tramversa, ndërkohë që tentoi edhe Bare, gjuajtja e të cilit u ndal nga gardiani kundërshtar.
Edhe pjesa e dytë nisi me kombëtaren në sulm që arriti të marrë avantazhin 1-0 në rezultat me Jasir Asani që shënoi golin e tij të parë, në ndeshjen e dytë me fanelën kuqezi, ndërkohë që tifozët në shkallët e "Air Albania Stadium" e ndezën akoma më shumë atmosferën. Kombëtarja vijoi të mbajë lojën në kontroll dhe në minutën e '75, Nedim Bajrami çoi sërish në peshë tifozërinë kuqezi, teksa shënoi golin e dytë për skuadrën tonë përfaqësuese.
Në minutat e mbetura nuk ndryshuan historitë e ndeshjes, e cila u mbyll me fitoren mëse të merituar të kuqezinjve 2-0, të cilët ngjiten në kuotën e 3 pikëve pas 2 ndeshjeve dhe tani do të nisin përgatitjet për sfidën e radhës në transfertë me ishujt Faroe.
Sapo gjyqtari sinjalizoi fundin e duelit mes Shqipërisë dhe Moldavisë, që përfundoi me rezultatin 2-0, tifozët nisën festën.

Festa e Bajramit pas golit të dytë TIRANE- Kombëtarja është vetëm një hap larg fitores ndaj Moldavisë. Nedim Bajram...
Igli Tare TIRANË- Igli Tare, ish drejtori i Lazios për 15 vite dhe ish-kapiteni kuqezi, ka shpërblyer tifozët me foto të shumta n&...
Jasir Asani TIRANE- Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh kundrejt Moldavisë. Jasir Asani kalon kuqezinjtë në avantazh me nj...
Igli Tare TIRANË- Igli Tare, ish drejtori Lazios për 15 vite dhe ish-kapiteni kuqezi ndodhet në stadiumin “Air Albania”, ku luh...
Atmosfera ne “Air Albania” TIRANE- Në stadiumin “Air Albania” ku luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi, tifozët kuqezi kan...
Rama ne "Air Albania" TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho, po ndjekin me k&eum...
ekipi shqiptarë TIRANË- Pak minuta nga starti i ndeshjes së dytë eliminatore të europianit Gjermani 2024, publikohet formacioni zy...
ANGLI - Romeo Beckham, i cili luajti si i huazuar te Brentford ‘B’ në gjysmën e dytë të sezonit, ka nënshkruar një k...
SPANJE - "Kroacia është për t'u frikësuar në tërësi. Nuk është vetëm Modric. Ata kanë lojtarë të...
ANGLI - Pas fitimit të Grand Slam-it të 23-të në Paris, Novak Gjokovic rikthehet në aksion pas pak ditësh, p...