16 Nëntor 2022, 22:28
Nga DOSJA

TIRANË- Nuk pritej ndonjë surprizë në rezultat, por prezantimi i Shqipërisë në miqësoren ndaj Italisë është për t'u duartrokitur. Kuqezinjtë drejtuar nga Edy Reja munden me shifrat 1-3, por ndoshta me pak eksperiencë mund të kishim bërë më shumë. Një përballje që do të niste mirë për Shqipërinë.
Në minutën e 16', pas një goditje dënimi, Ismajli fluturon mbi mbrojtësit e Italisë dhe me kokë mposht portierin Meret. Avantazhi zgjati vetëm katër minuta, sepse Di Lorenzo do të barazonte shifrat. Italia do të shënonte golin e dytë në minutën e 25' nga një gabim i Kumbullës. Raspadori kalon me lehtësi mbrojtësin e Romës dhe pason për Griffon i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës.
Me këtë avantazh mbyllet pjesa e parë, ndërsa duhet përmendur dëmtimi i Tonalit në atë përplasje me Baren. Mesfushori i Milanit doli me barelë nga fusha e lojës. Pjesa e dytë ishte pozitive për Shqipërinë, një skuadër që u shfaq agresive. Në minutën e 54’ Uzuni do të trondiste traversën e Meret, ndërsa rasti më i mirë ishte në të 63-tën’. Goditja e Bajramit preku traversën, ndërsa tentativa e Lenjanit u ndal nga Bonucci në vijën fatale. Pikërisht nga ky aksion erdhi dhe goli i tretë i Italisë shënuar nga Griffo.
E.Ç (Dosja.al)
shqiperia italia
Sport
16 Nëntor 2022, 21:42
TIRANË-Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo...
Sport
16 Nëntor 2022, 21:42
TIRANË- Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren përballë Shqipë...
Sport
16 Nëntor 2022, 21:13
TIRANË- Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja ap...
Sport
16 Nëntor 2022, 21:07
TIRANË- Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja ap...
Sport
16 Nëntor 2022, 20:57
TIRANË-Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo...
Sport
16 Nëntor 2022, 20:42
F.M
Sherr tek Air Albania
TIRANË- Përplasje mes tifozëve shqiptarë e italianë vetëm pak minuta para ndeshjes. Videoja që po ...
Sport
16 Nëntor 2022, 20:15
PRISHTINË- Miqësorja mes Kosovës dhe Armenisë zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri' përfundoi me shifrat 2-2.Sfida nisi keq p&eu...
Sport
16 Nëntor 2022, 19:53
MEKSIKË- Një top normal futbolli mund të vlejë një pasuri nëse 'Dora e Zotit' e prek atë. Kështu, një prej relike...
Sport
16 Nëntor 2022, 19:23
TIRANË-Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore luksi, që do t’i shërbejë trajnerit Reja apo...
Sport
16 Nëntor 2022, 19:17
PORTUGALI- Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë lajm.Federata portugeze e Futbollit bën të ditur se sulmuesi nuk do të marrë p...