LIVE UPDATES
Sport

Shqipëria luan në Çeki me më të fortën e grupit, ja kush është kundërshtari ynë!

Diferenca në renditje është vetëm një pikë, pasi Çekia kryeson me shtatë pikë, ndërsa mbrëmja e 7 shtatorit do të jetë përcaktuese për të dyja skuadrat, por edhe për vetë grupin E.

5 Shtator 2023, 19:44 Nga DOSJA
Shqipëria luan në Çeki me më të fortën e grupit,

TIRANE - Shqipëria është futur në ethet e fundit të sfidës së vlefshme për kualifikueset e EURO 2024, atë kundër Republikës Çeke në Pragë, takim që do të luhet më 7 shtator.

Një përballje sa delikate, po aq edhe e rëndësishme për vetë objektivat e “kuqezinjëve”, të cilët momentalisht renditen në vendin e dytë me 6 pikë pas dy fitoreve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faore që zbehen disfatën ndaj Polonisë në premierë.

Diferenca në renditje është vetëm një pikë, pasi Çekia kryeson me shtatë pikë, ndërsa mbrëmja e 7 shtatorit do të jetë përcaktuese për të dyja skuadrat, por edhe për vetë grupin E.

Pas shpërbërjes së Çekosllovakisë, Çekia nuk ka munguar në asnjë Europian, ndërsa tani kërkon prezencën e tetë radhazi në Europian, madje në edicionin e vitit 1996 ishte finaliste, ndërsa pas tetë vitesh, në EURO 2004 u ndal në fazën gjysmëfinale.

Pavarësisht brezave, Çekia ka arritur të ruajë deri diku traditën, pasi në 4 edicionet e fundit të Europianit, në dy prej tyre ka arritur deri në çerekfinale, madje për herë të fundit në EURO 2020.

Skuadra e Silhavy-t, trajner i cili është ulur në stolin e kombëtares në shtatorin e vitit 2018 ka krijuar një profil për t’u respektuar, ndërsa të dyja përfaqësueset janë vendosur vetëm një herë përballë njëra-tjetrës në historinë e tyre, në ndeshjen miqësore të 8 qershorit të vitit 2021, me çekët të cilët triumfuan 3-1 ndaj Shqipërisë që drejtohej nga trajneri Edy Reja në atë kohë.

Por, nisur nga ajo sfidë shumë gjëra kanë ndryshuar, si për Shqipërinë ashtu edhe për Çekinë, ndërsa dy nga tre golashënuesit e atij takimi mungojnë për vendasit, si Patrik Schick dhe Ondrej Celustka.

Trajneri Silhavy ka një bilanc pozitiv sa i përket ndeshjeve të luajtura në shtëpi për llogari të kualifikueseve të Europianit, me 5 fitore, por në rrugëtimin e tij prej 53 ndeshjesh në total, ai ka njohur 20 humbje deri më tani.

Sa i përket ndeshjeve kualifikuese, Çekia është një skuadër që provon të gjejë rrugën e rrjetës shumë shpejt dhe nëse trajneri 61-vjeçar krenohet me statistikat është për faktin se skuadra e tij ka kaluar në avantazh brenda 20 minutave të para në katër raste.

Çekia prezantohet me një ecuri shumë të mirë në këtë vit, pasi në katër ndeshjet e para ka marrë tre fitore dhe një barazim, duke lënë pas vitin e errët 2022, ku mori vetëm një fitore.

Në 10 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, vetëm Portugalia ka arritur të fitojë në tokën çeke, tre sfida janë mbyllur në barazim, ndërsa 6 ndeshje janë mbyllur me fitoren e skuadrës së Silhavy-t dhe nga nëntori i vitit 2018, me përjashtim të disfatës 0-4 ndaj Portugalisë, Çekia ka shënuar gjithmonë në shtëpi.

Për ndeshjen e 7 shtatorit, Çekia do të prezantohet me disa ndryshime në grumbullim, me një ndërthurje të elementëve të rinj dhe atyre me eksperiencë, ku spikasin emrat si Vladimir Coufal dhe Soucek.

Lojtari që vjen më në formë për trajnerin Silhavy është 26-vjeçari Jan Kuchta, i cili ka kontribuuar në 17 gola në 28 ndeshjet e tij të fundit, përfshirë këtu ndeshjen me përfaqësuesen, por edhe me klubin e tij, Spartën e Pragës.

Statistikat janë të rëndësishme, por jo domosdoshmërisht përcaktuese dhe mbrëmjen e 7 shtatorit “Fortuna Arena” pritet të dhurojë një sfidë shumë të luftuar, aty ku Shqipëria do të provojë gjithçka për gjithçka, e mbi të gjitha pritet të gjejë mbështetjen e shumë tifozëve “kuqezi”, ndërsa në këtë përballje, “Shqiponjat” e Sylvinho-s do të luajnë edhe për një rekord historik, pasi Shqipëria do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në kualifikueset e Europianit, diçka e cila deri më tani nuk ka ndodhur kurrë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni