8 Gusht 2023, 15:08
Nga DOSJA
SPANJE - Sylvinjo ka treguar në Spanjë për eksperiencën e tij si trajner i Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare kërkon kualifikimin në Europianin e Gjermanisë dhe për momentin mban vendin e dytë në grup. Ndërkohë trajneri i kuqezinjve ka dhënë një intervistë në “Radio Marca”. Braziliani tregon se ka të gjithë kushtet së bashku së bashku me stafin e tij për të marrë maksimumin nga kjo eksperiencë.
“Presidenti i FSHF-së më tha se ishte një mundësi për të qenë unë trajneri i Shqipërisë. Folëm, biseduam së bashku dhe vendosa që t’i bashkohem kësaj Kombëtare. Gjërat po na shkojnë mirë deri tani, kemi marrë disa rezultate të mira dhe ka shumë entuziazëm për të ardhmen.
Ndryshon shumë drejtimi i një ekipi nga i një kombëtare. Por Tite më ka mësuar shumë në kohën kur isha me të te Brazili. Duhet t’i shkosh lojtarët që t’i takosh, t’i ndjekësh në çdo moment, ka shumë takime dhe gjëra të tilla. Te Kombëtarja jonë, lojtarët flasin anglisht, ose italisht, kështu që komunikimi është i lehtë për mua. Lojtarët tanë janë shumë të mirë, luajnë në nivele të larta të futbollit në Europë. Grupi është i vështirë, por objektivi ynë është kualifikimi në Europian, do të vendoset në ndeshjet e fundit,” – thotë Sylvinjo, i cili më pas shton.
“Ne shpresojmë, por do të jetë e vështirë, grupi është shumë i ekuilibruar. Megjithatë jam vërtet shumë i kënaqur, lojtarët e mi janë të fortë. Vetëm pak mëkat për Kumbullën dhe Brojën për shkak të dëmtimeve të tyre. Presidenti i FSHF ka bërë një punë të mrekullueshme, i kemi të gjitha kushtet. Kemi palestër, fusha të reja futbolli, mundësi për të shkuar dhe për t’i takuar lojtarët. Ka shumë qetësi në bërjen e punës dhe njëkohësisht kemi gjithçka na nevojitet.”
Në fund trajneri brazilian i kuqezinjve thotë: “Unë punoj me Zabaletën, Dorivën dhe pesë persona të tjerë. Pra jemi argjentinas, brazilian, shqiptarë, një staf i kompletuar. E vlerësoj shumë edhe punën e trajnerëve të mëparshëm që kanë qenë te Shqipëria”, tha Sylvinjo.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Gusht 2023, 15:01
TIRANE - Skënder Gega mund të rikthehet në futbollin shqiptar, por në pozicion drejtues. Ky është lajmi i përhapur me shpejt&...
Sport
8 Gusht 2023, 14:56
TIRANE - Gentian Selmani i është nënshtruar një operacioni në gju, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kthimit kund...
Sport
8 Gusht 2023, 14:53
HUNGARI - Kampionati Botëror i Atletikës 2023, që do të nisë në datën 19 në Budapest, do të jetë i...
Sport
8 Gusht 2023, 14:36
SPANJE - Për të disatën herë emri i Neymar Jr është lidhur sërish me atë të FC Barcelona. Në orë...
Sport
8 Gusht 2023, 13:30
SPANJE - Jessica Goicoechea ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave javët e fundit. Modelja nuk ka pasur k...
Sport
8 Gusht 2023, 13:00
ANGLI - Kontaktet e reja mes Juventusit dhe Chelseat për shkëmbimin Dushan Vlahovic-Romelu Lukaku kanë ulur distanc...
Sport
8 Gusht 2023, 12:30
FRANCE - Paris Saint-Germain nuk jep 'qep pa fije'. Gjithçka që rrethon 'rastin Mbappé' ofron një interpretim të d...
Sport
8 Gusht 2023, 12:15
GREQI - Një burrë ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur, në përleshje të ndryshme mes tifozëv...
Sport
8 Gusht 2023, 12:00
EMIRATET ARABE - 39 vitet e Andrés Iniesta-s nuk e pengojnë atë që të vazhdojë të luajë futboll....
Sport
8 Gusht 2023, 11:45
GREQI - Skena tmerri dhe kaosi u shpalosën mbrëmjen e së hënës në New Philadelphia, jashtë “OPAP Arena”, pas nj...