LIVE UPDATES
Sport

“Sindroma e Bumerangut”: Kur Superiorja riciklon dështimet e saj si histori suksesi...

Një qark i mbyllur po e kthen Superioren në një “azil” për ata që nuk patën forcë të ecnin përpara, duke vrarë konkurrencën dhe duke i dhënë mesazhin e gabuar çdo të riu që aspiron Europën: “Mos u shqetëso po dështove, këtu do të presim gjithmonë si hero”.

8 Janar 2026, 22:32 Nga DOSJA

“Sindroma e Bumerangut”: Kur Superiorja riciklon dështimet e

Nga Endi Tufa

TIRANE - Nëse ka një imazh që përsëritet rregullisht në futbollin shqiptar, ai është i lojtarit që niset drejt Europës me premtime të mëdha dhe kthehet pa u mbyllur viti, me valixhet plot me arsyetime, por me kontratën e re gati në tavolinë.

Ky fenomen, që tashmë mund ta quajmë pa frikë "Sindroma e Bumerangut", po kthehet në një normë shqetësuese që nxjerr zbuluar jo vetëm nivelin e vërtetë të rivalitetit në kampionatit tonë, por edhe mungesën e ambicies sportive përballë komoditetit financiar që ofron rikthimi në shtëpi.

Rasti më i fundit, ai i Redon Xhixhës që rivesh fanelën e Tiranës pas aventurës në Azerbajxhan, është vetëm vula e një sezoni që po dëshmon “dështimin” deri-diku, të eksporteve tona më të bujshme. Xhixha u largua si golashënuesi absolut dhe shpresa e madhe e sulmit kuqezi, por pas tre vitesh te Qarabag, ku shkëlqimi i tij ishte i sforcuar dhe minutat e kufizuara, ai zgjodhi rrugën e njohur: rikthimin aty ku e quajnë "mbret". Ky rikthim, ndonëse entuziazmon tifozërinë bardheblu, është në fakt një pranim i heshtur se ritmi i futbollit ndërkombëtar, qoftë edhe në kampionate si ai azer, mbetet një kafshatë e vështirë për t’u kapërdirë nga yjet e Superiores.

Historia nuk ndalet këtu. Kujtojmë Xhuliano Skukën, djaloshin që theu rekordet e transferimeve, kur u shit te Metz në Francë për 1.4 milionë euro. Pritshmëritë ishin që ai të ishte "Skuka i Kombëtares" në ligat e forta europiane, por realiteti ishte i dhimbshëm. Pas vetëm një viti endjeje nëpër stola dhe huazime të dështuara, ai u ul sërish në Rinas për t'iu bashkuar Partizanit.

Po ashtu, rasti i Sherif Kallakut mbetet simboli i këtij luhatjeje konstante; një lojtar që ikën drejt Kroacisë me statusin e fantazistit të padiskutueshëm, por që kthehet sa te Teuta, sa te Tirana, Partizani dhe Vllaznia, duke dëshmuar se zona e tij e rehatisë është brenda kufijve tanë, aty ku ritmi i ulët i lojës i lejon të shkëlqejë pa pasur nevojë për fizikun e kërkuar jashtë.

Edhe emra si Regi Lushkja apo Albi Doka plotësojnë këtë panoramë gri të futbollit tonë. I pari tentoi "parajsën" e Sheriff Tiraspol, një klub që luante në nivelet më të larta të Champions League, por u kthye brenda vitit për të veshur fanelën e Egnatias dhe më parë të Tiranës.

I dyti, pasi provoi kampionatin kroat dhe atë hungarez pa gjetur stabilitet, u rikthye sërish te "foleja" bardheblu. Të gjitha këto lëvizje kanë një emërues të përbashkët: lojtarët tanë e kanë shumë të lehtë të dorëzohen.

Pse të luftosh me mish e me dhëmbë për një vend titullari në të ftohtin e Europës Qendrore apo Lindore, kur mund të kthehesh në Shqipëri, të marrësh një rrogë të majme (shpesh më të lartë se ajo që do merrje jashtë si lojtar stoli) dhe të trajtohesh si shpëtimtar?

Problemi këtu është i dyanshëm. Nga njëra anë, Superiorja prodhon lojtarë "flluska", të cilët duken yje vetëm sepse niveli taktik dhe fizik i ligës sonë është në pikën më të ulët. Kur këta lojtarë përballen me intensitetin e vërtetë, ata "mbyten" brenda 45 minutave të para. Nga ana tjetër, klubet tona, në vend që të promovojnë talente të reja dhe të guxojnë, preferojnë të riciklojnë këto "dështime" të suksesshme. Ata i presin me tapet të kuq, duke u dhënë çelësat e ekipit lojtarëve që sapo kanë humbur betejën e tyre më të rëndësishme jashtë.

Për sa kohë që rikthimi në Shqipëri pas një dështimi jashtë do të shihet si "goditje në merkato" dhe jo si një alarm për rënien e nivelit, futbolli ynë do të vazhdojë të rrotullohet rreth vetes.

Ky qark i mbyllur po e kthen Superioren në një “azil” për ata që nuk patën forcë të ecnin përpara, duke vrarë konkurrencën dhe duke i dhënë mesazhin e gabuar çdo të riu që aspiron Europën: “Mos u shqetëso po dështove, këtu do të presim gjithmonë si hero”.

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s