15 Mars 2025, 21:23
Nga DOSJA
SHKODER - Skënderbeu, atë që nuk bëri në Korçë një javë më pare, e bëri në Shkodër. Bardhekuqtë korçarë fituan 2-1 në Shkodër kundër Vllaznisë, për javën e 30-të të “Abissnet Superiores”.
Skënderbeu shënoi dy gola falë dy kundërsulmeve vrasëse, me anë të Nassr, duke ringjallur seriozisht shpresat për të mbijetuar në kategorinë e më të mirëve. Korçarët largohen nga Shkodra me tri pikë të arta, duke i ngatërruar ujërat në fundin e renditjes.
Në “Loro Boriçi”, ishin shkodranët që e nisën me sulm dhe iu afruan rrezikshëm portës në minutën e dytë, kur Mala hyn në zonë nga e majta dhe gjuan, Alia reagon menjëherë duke i bllokuar rrezen e portës. Në minutën e 10-të, kundërsulmi i Skënderbeut, i konkretizuar nga Nassr, sjell golin e avantazhit për miqtë. Egjiptiani vërshon drejt zonës dhe gjuan me të djathtën, duke dërguar topin në rrjetë ngjitur me shtyllën.
Pas pushimit, Vllaznisë i duhen vetëm katër minuta për të barazuar. Qato përfiton nga gabimi i Estrelës, që kërkon të pasojë në qendër dhe i rrëmben topin, hyn në zonë dhe me të majtën mposht Alian. Një gol i bukur, që kthen ekuilibrin në fushë, 1-1.
Në minutën e 82-të, më në fund Skënderbeu e gjen edhe golin e dytë. Kundërsulm nga e djathta, portieri Jukaj grushton gjuajtjen, por nuk arrin ta largojë topin që përfundon në këmbët e Nassr dhe ky shënon me portën bosh. VAR konfirmon golin pas një vëzhgimi të shpejtë dhe Skënderbeu arrin të ruajë rezultatin deri në fund, për të ikur nga Shkodra me tri pikë të vlefshme për mbijetesën.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Mars 2025, 20:56
RROGOZHINE - Egnatia dhe Tirana nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen e javës së 30-të të...
Sport
15 Mars 2025, 18:59
KOSOVE - Etnik Brruti ishte risi në listën e Sylvinhos për ndeshjet e marsit. Trajneri brazilian vendosi ta bashkonte me Kombëtaren e Shqip&...
Sport
15 Mars 2025, 18:52
KOSOVE - Trajneri i Kombëtares, Silvinho, sot paradite bëri të ditur listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e para eliminato...
Sport
15 Mars 2025, 18:46
ANGLI - Manchester City është ndalur me barazim 2-2 nga Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Premier League. Pa...
Sport
15 Mars 2025, 18:37
GJERMANI - Bayern Munich nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Union Berlin, ndeshje e vlefshme për javën e 26...
Sport
15 Mars 2025, 13:00
SPANJE - Më pak se 72 orë pas ndeshjes së Champions League me Atlético Madrid, Real Madridi kthehet në fushë sot për t&eu...
Sport
15 Mars 2025, 12:30
ANGLI - Nuk është sekret që Pep Guardiola ka qenë gjithmonë një fans i madh i Lionel Messit, duke deklaruar vazhdimisht se ai is...
Sport
15 Mars 2025, 12:20
ANGLI - Edhe 12 vjet pas tërheqjes nga futbolli, Sir Alex Ferguson nuk lodhet kurrë së fituari... pa marrë parasysh se çfarë s...
Sport
15 Mars 2025, 12:03
TIRANE - “Do mundohem të flas pak dhe do tju le ju të flisni më shumë. Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në li...
Sport
15 Mars 2025, 12:00
ITALI - "Në shtëpi heshtja do të jetë gjithnjë e më shurdhuese. Dhe ne nuk do të jemi atje larg në Firence, sepse J...