LIVE UPDATES
Sport

Skiatorja Lara Colturi “fut në sherr” Italinë dhe Shqipërinë!...

Marrëveshja midis Federatës Shqiptare të Skive dhe skiatores Lara Colturi është bërë që të gjithë të ardhurat nga sponsorët që ajo mban në fanelë, t’i marrë vetë skiatorja, gjë që nuk ndodh te kombëtarja e Italisë së skive, pasi sponsorët janë të Federatës dhe secili sportist mban veshjet me logot që cakton Federata pa asnjë përfitim financiar.

7 Janar 2025, 18:24 Nga DOSJA

Skiatorja Lara Colturi “fut në sherr” Italinë dhe

TIRANE - Vetëm 24 orë pas arritjes së madhe të Lara Colturit në Sllallomin Gjigand të Grasnja Gorës në Slloveni, situata duket se nuk është më e qetë në kampin e familjes së saj, që praktikisht është edhe ekipi i Larës, ku kryesorja është nëna, Daniela Ceccarelli, ish-kampionia italiane e Botës dhe Olimpike dhe babai i Larës së bashku me menaxherin.

Por kur Lara deri dje ishte thjesht një fëmijë i vogël, me pak shpenzime dhe me kërkesa minimaliste, pasi rezultatet dhe pjesëmarrja ishte në aktivitete të rinjsh, gjërat ishin ndryshe, ndërsa sot, pas këtij edicion të Kupës së Botës dhe kur e gjithë bota e skive përgatitet për Olimpiadën Dimërore të janarit të ardhshëm në Kortina të Italisë, gjërat janë ndryshe.

Lara ka arritur në dy prej 9 etapave të Kupës së Botë që janë zhvilluar të renditet e dyta, jashtë pritshmërive, por me kërkesa, motivim dhe ambicie gjithnjë e në rritje. Për të arritur deri këtu, sigurisht të angazhuar familjarisht, nëna, babai dhe menaxheri i saj, kostot sipas burimeve konfidenciale janë rreth 500.000 euro në vit.

Ndërkohë sponsorët aktualë që Lara mban në fanelën e saj janë të gjitha të ardhura për të dhe familjen, por nuk janë kontrata të mëdha, madje i njëjti burim na bën me dije se këta sponsora sjellin rreth 150.000 euro për ta dhe rreth 100.000 euro i sigurohen nga Federata Shqiptare e Skive, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe sponsora të ndryshëm. Dhe nuk ka nevojë shumë për të kuptuar që sot familja e Larës, së bashku me të dalin me humbje.

Nëna e saj, Daniela Ceccarelli, përpara se Lara të rritej dhe pasi kishte lënë sportin ishte komentatore teknike e Rai Sport dhe Sky Italia dhe paralelisht së bashku me bashkëshortin e saj kishin një shkollë skish, që përdorej padyshim mbiemri Ceccarelli, që në Itali është një simbol i skive. Të gjitha këto biznese dhe para u ndaluan për të ndjekur talentin e vajzës dhe për ta ngjitur atë në majën e skive, që rrjedhimisht do t’i sillte edhe para të një tjetër niveli nga ato çfarë po i sigurojmë ne sot.

Lajmi i rremë i publikuar 24 orë në Sky Italia që më pas u hoq

Skiatorja Lara Colturi “fut në sherr” Italinë dhe

Sky Italia ditën e djeshme nxorri një lajm, sipas të cilit Daniela, nëna e Larës, aludonte për një rikthim të vajzës së saj tek Italia, ndoshta edhe për Lojrat Olimpike Dimërore. Ky lajm solli një debat të ashpër mes drejtuesve të Federatës Shqiptare të Skive dhe Danielës, së cilës iu kërkuar me ultimatum përgënjeshtrimi i lajmit, nëse nuk ishte i vërtetë versioni i lajmit të rremë gazetaresk.

Dhe në fakt paraditen e djeshme të gjitha mediat italiane, publikuan përgënjeshtrimin e  Daniela Ceccarellit për lajmin e një dite më pare dhe ky lajm është hequr nga faqja online e Sky Sport Italia.

Skiatorja Lara Colturi “fut në sherr” Italinë dhe

E shkuara e Danielës si kolege e gazetarëve të Sky të bën të aludosh në një fare mënyre nisur edhe nga klima jo e qetë e marrëdhënies së saj me drejtuesit e Federatës Shqiptare, për arsyet financiare, një aludim ky që mund të qëndrojë.

Skiatorja Lara Colturi “fut në sherr” Italinë dhe

Sa shanse ka Lara Colturi të garojë për Italinë dhe përse nuk ka garuar deri më tani?

Federatat e skive të vendeve të mëdha përveçse kanë disa miliona euro buxhete, kanë edhe shumë sportiestë dhe sigurisht një staf të ekipit kombëtarë që emërohet nga bordet teknike të federatave, jo secili sportist mund të zgjedhë apo të ketë një trajner specifik personal, por do të bëjë stërvitje me grupin. Kjo gjë nuk i ka shkuar për shtat me sa duket Daniela Ceccarellit dhe prej kohësh marrëdhënia e saj me drejtuesit e Federates Italiane është thuajse e ngrirë për arsye influencash dhe egosh.

Një tjetër arsye e fortë është se në një Federatë si e Shqipërisë, dhe një shtet si i yni ku një sportiste të këtij niveli nuk e suportojmë dot, marrëveshja është bërë që të gjithë sponsorët që ajo mban në fanelë t’i marrë paratë vetë skiatorja, gjë që nuk ndodh tek kombëtarja e Italisë së skive, pasi sponsorët janë të Federatës dhe secili sportist mban veshjet me logot që cakton Federata pa asnjë përfitim financiar.

Gjithsesi ato sponsora që sot Lara mban në uniformën e saj sjellin pak para, pasi Flamuri ynë i vogël kuqezi në krahun e saj të djathtë, sigurisht përfaqëson një vend të vogël dhe një Federate pa influencat e lobimeve që kërkojnë sponsorat e mëdhej të arenës europiane dhe botërore.

Pavarësisht kësaj, Lara Colturi nuk e ka luksin dhe as nëna e saj që të largohet nga Shqipëria me presione, as me shantazhe mediatike, apo me një marrëveshje të prishur, pasi të gjitha pikët që grumbullon një sportist kur arrin në nivele të tilla janë në teserën e saj, nën ngjyrat kuqezi dhe sot, nëse ajo vendos të largohet pa miratimin e Federatës Shqiptare, ato pikë i bëhen zero dhe gjithçka duhet ta fillojë nga fillimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s