15 Janar 2024, 17:37
Nga DOSJA
ITALI - Aurelio Andreazzoli trajneri i Empolit është shkarkuar nga posti i trajnerit të Empolit. Skuadra toskane, pjesë e së cilës janë Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, po vuan këtë sezon në Serie A.
Vetëm tri fitore në 20 javë kampionat dhe vendi i parafundit në renditje. Empoli ka grumbulluar vetëm tri pikë në tetë ndeshjet e fundit në kampionat. Disfata 2-1 në Verona në përballjen direkte për mbijetesën, i kushtoi vendin e punës.
Shtypi italian shkruan se 70-vjeçari, i cili u rikthye në stolin e Empolit 19 shtatorin e kaluar për herë të katërt gjatë karrierës si trajner u zëvendësuar nga Davide Nicola. I njohur ndryshe si trajneri i mrekullive.
Në sezonin 2012/2013 ngjiti Livornon në Serie A, ndërkohë që në gushtin e vitit 2016 u emërua trajneri i Crotones. Skuadër që po përgatitej për sezonin e parë në histori në elitën e futbollit italian. Nisja ishte shume e keqe, Crotone grumbulloi vetëm 9 pikë në fazën e parë, por Nicola nuk u dorëzua dhe arriti të shpëtonte ekipin kalabrez.
Të njëjtën “mrekulli” realizoi edhe me Salernitanën në edicionin 2021/2022. Teksa një vit më parë kishte shpëtuar edhe Torinon e tij të dashur. Më 15 shkurt të vitit 2022 nisi punën në “Arechi” në një moment kur përveç tij nuk besonte askush tjetër te qëndrimi në Serie A.
Ekipi ishte në vendin e fundit, teksa në fundin e sezonit Salernitana e tij e mbyllte sezonin me një pikë më shumë se Cagliari, me sardët që u rrëzuan në Serie B. Tani pritet “magjia” e radhës tek Empoli, që shpreson të shpëtojë dhe të jetë sërish pjesë e më mirëve në Itali në sezonin e ardhshëm.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Janar 2024, 17:30
ANGLI - Sven Goran Eriksson ndoshta po luan ndeshjen më të komplikuar të karrierës së tij, atë kundër një tumori ta...
Sport
15 Janar 2024, 17:20
FRANCE - Vështirë se kalon një periudhë tranzicioni pa tërhequr vëmendjen e Kylian Mbappe , ndërkohë që...
Sport
15 Janar 2024, 17:15
PORTUGALI - Pas disa ditësh pushime në tokën portugeze, Jorge Jesus po përgatitet të kthehet në Arabinë Saudite, ...
Sport
15 Janar 2024, 17:14
AUSTRALI – Këngëtarja e njohur rumune Andrea Balan ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto me tenisti...
Sport
15 Janar 2024, 17:02
ITALI - Roma humbi 3-1 ndaj Milanit këtë të dielë dhe, pas përfundimit të ndeshjes, trajneri José Mourinho nuk ...
Sport
15 Janar 2024, 16:59
AFRIKE - Barazimi në debutim në Kupën e Kombeve të Afrikës me Guinenë Ekuatoriale trondit Nigerinë. Presidenti i Federatë...
Sport
15 Janar 2024, 16:49
ANGLI - Barazimi i Manchester United me Tottenhamin (2-2) ishte temë e bisedës në programin 'Sky Sports', ku u shfaqën ish-lojta...
Sport
15 Janar 2024, 16:26
SPANJE - Ekipi “TwinTrail Racing”, pjesëmarrës në Dakar, njoftoi këtë të hënë vdekjen e motoçiklist...
Sport
15 Janar 2024, 16:03
AUSTRALI - Naomi Osaka, e cila u kthye në fusha në turneun e Brisbane pas amësisë së saj, ra në raundin e parë t&...
Sport
15 Janar 2024, 15:48
ARABIA SAUDITE - Rrëmujë në ekipin e Arabisë Saudite. Roberto Mancini, trajneri aktual, konfirmoi në konferencën për s...