2 Prill 2023, 17:24
Nga DOSJA

ANGLI - Nuk është drogë, nuk është një substancë dopuese, por mund të krijojë varësi dhe rreziqe të ndryshme. Tashmë po bëhet gjithmonë e më popullore te lojtarët e Premier Ligës.
Fjala është për 'Snus', një substancë që një numër në rritje lojtarësh të kampionatit anlgez po e përdorin. Një hetim i "The Athletic' ka nxjerrë në pah problemin ë vërtetë të 'Snus' në futbollin anglez.

Sulmuesi Vardi ka pranuar se ka hequr dorë prej saj, ndërsa futbollistë të tjerë profesionistë nuk e kanë të lehtë ta shmangin. ‘Athletic' ka evidentuar dy momente që janë parë në ekranet televizive, ku shfaqen lojtarë teksa përdorin 'Snus' gjatë ndeshjeve.
Së fundi, lojtari i Aston Vilës, Bertrand Traore, dukej që ngriti buzën e sipërme dhe vendosi diçka në gojë. Vetë lojtari më pas ka mohuar se ajo ishte 'Snus'. Lojtarë të tjerë kalibri, si Markus Rashford, janë fotografuar me kuti 'Snus' pranë.
'Athletic' bën me dije se një lojtar shumë i njohur i kombëtares angleze është “krejtësisht i varur nga snus dhe se rrallë shihet pa të“. Emri i tij nuk përmendet.
Po çfarë është 'Snus'?
Është një duhan pluhur i lagësht, që pakotehet në qese të vogla dhe që merret nga goja. Vendoset si çamçakëz nën buzën e sipërme për minuta, apo edhe orë të tëra për të lëshuar nikotinën, që shkon në gjak.

Duket se kjo substancë relakson atë që e përdor, por ka edhe variante më të forta që të japin adrenalinë. ‘Snus' është një substancë e ligjshme në Europën Veriore dhe është shumë e përhapur në Britaninë e Madhe, veçanërisht në radhët e futbollistëve, pasi është një stimulues që nuk i kalon kufijtë e substancave të dopingut.
Lojtari që e përdor ka një 'përfitim' të menjëhershëm, duke marrë një 'turbo' shtesë. Por problemi është se prej saj krijohet varësi dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojë dhimbje koke dhe probleme me fytin.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Prill 2023, 17:12
KAMEZ - Si një finale e vërtetë për titullin kampion u mbyll ndeshja e sotme mes Kastriotit dhe Lacit. Të dy ekipet kërkonin marrj...
Sport
2 Prill 2023, 16:44
FRANCE - Shanset për të parë Lionel Messin duke luajtur në MLS nga vera e ardhshme, duket gjithnjë e më e la...
Sport
2 Prill 2023, 16:25
SPANJE - Ai quhet Enzo Alves dhe luan në kategoritë më të ulëta të Real Madridit. Babai i tij ndërkohë ësht&eu...
Sport
2 Prill 2023, 16:16
SPANJE - Joana Sanz ka thënë “mjaft”. Modelja nga ishujt Kanarie po kalon caste të vështira në jetë...
Sport
2 Prill 2023, 15:59
ARGJENTINE - “ Higuain do të luajë një ditë, nuk e dimë ende datën por konfirmohet fakti që do të luajë...
Sport
2 Prill 2023, 15:58
ITALI - Simone Inzagi i ka dhënë fund mbëmë çmendurisë së tij me Kristjan Asllanin. Megjithëse erdhi si një lojta...
Sport
2 Prill 2023, 15:53
SPANJE - Vdekja e Francisco J. Naval Pérez, Paco, një lojtar Chipiona, i cili luan për Segunda Andaluza Senior, ka tronditur Cadizin dhe...
Sport
2 Prill 2023, 15:52
ITALI - Roma ka nisur punën për rinovimet. Mediat italiane bëjnë me dije se në listën e lojtarëve që klubi “verdhe...
Sport
2 Prill 2023, 15:46
MOLDAVI - Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë dhe kualifikohet në Kupën e Botës në Essen të Gjermanisë. Për...
Sport
2 Prill 2023, 15:42
AUSTRALI - Piloti i Red Bull, Max Verstappen tha sot se ka pasur një ritëm shumë të mirë në garën e Formula 1 në Austral...