Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Trajneri i Man.United mohon raportet, se ai ka humbur mbështetjen e skuadrës
ANGLI - Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka mohuar këtë të martë, në pritje të takimit me Chelsean, lajmin se “ka humbur mbështetjen e gjysmës së dhomës së zhveshtjes”.
Sipas trajnerit 53-vjeçar, ka "gjithmonë lojtarë, në çdo ekip", të cilët "nuk janë aq të lumtur" nëse nuk luajnë, duke e përballuar natyrshëm situatën dhe duke u siguruar që të mos ketë probleme me skuadrën.
"Sigurisht, ka gjithmonë lojtarë, në çdo ekip, që nuk luajnë dhe që nuk janë aq të lumtur. Kjo është normale. Ata duhet të presin mundësinë dhe kjo mund të ndodhë, por nuk ka probleme",- siguroi Ten Hag në konferencën paraprake për ndeshjen e së mërkurës me Chelsea, duke vijuar:
"Unë gjithmonë i dëgjoj lojtarët e mi dhe u jap gjithmonë mundësi. Nëse ata kanë një mendim tjetër, unë do t'i dëgjoj. Ndoshta janë një ose dy, por shumica duan të luajnë këtë stil proaktiv, dinamik dhe të guximshëm."
Sipas holandezit, lojtarët, ndryshe nga sa është raportuar, janë në anën e tij dhe ai shpjegoi: "Mendoni vetëm për rikthimin kundër Brentford, ndeshjen kundër Burnley, kundër Fulham... Skuadra tregoi karakter të madh, vendosmëri, qëndrueshmëri, prandaj jemi të bashkuar. Nuk është e mundur të luhet futbolli që luajtëm së fundmi pa unitet”.
Trajneri i “Djajve të Kuq” komentoi edhe vendimin e klubit, këtë të martë, për të ndaluar disa gazetarë, nga gazeta të caktuara, të marrin pjesë në konferencë për shkak të komenteve të mediave në fjalë, që raportuan pakënaqësinë e lojtarëve me trajnerin dhe metodat e tij të stërvitjes, pas disfatën ndaj Newcastle (1-0), të shtunën.
“Duhet të na kishin ardhur fillimisht dhe të mos na shkonin pas shpine dhe të bënin artikuj që nuk janë korrektë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë, ata duhet të na kishin ardhur më shpejt dhe do të kishim një debat për këtë çështje”, përfundoi Ten Hag.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Eros Grezda nuk është më pjesë e klubit të Partizanit. Në një postim në rrjetet sociale, “të kuqt&eu...
KATAR - Carlos Queiroz dhe Federata e Katarit janë duke negociuar zgjidhjen e kontratës së trajnerit portugez, sipas “Record”.&n...
TURQI - Përvojës së Patrick Kluivert në krye të skuadrës turke, Adana Demirspor, i vjen fundi. Humbja ndaj Samsunsporit (2-3), t&e...
FRANCE - Pas më shumë se një muaj nga data e planifikuar, Marseille-Lyon do të luhet mbrëmjen e 6 dhjetorit. Takimi i vlefshëm p&e...
SPANJE - Real Madridi u rikthye në stërvitje, pas fitores së tij të shtunën e kaluar kundër Granadës (2-...
ITALI - Wanda Nara po kalon një nga periudhat më të këqija të jetës së saj. Disa muaj më parë ajo u dia...
SHBA - Leo Messi është zgjedhur sportisti i vitit 2023 nga revista ‘Time’. 36-vjeçari argjentinas, kampion bote në Kata...
SPANJE - "Çështja Dani Alves" vazhdon të grumbullojë episode në një histori, ku futbollisti përballet me drejtësin&e...
SPANJE - Këtë fundjavë, Joao Felix ishte në festë. I huazuar nga Atlético Madrid te Barça, portugezi u argëtua ...
ANGLI - Nëse ai e kishte zbuluar veten gjatë vizitës së tij të parë në veri të Anglisë, Paul Pogba pati një av...