"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Menjëherë pas ndeshjes policia holandeze arrestoi dy futbollistë të Legias, serbin Pankov dhe portugezin Josue, të cilët u morën me forcë nga autobusi i ekipit.
POLONI - Duhej të ishte thjesht një ndeshje futbolli, por ajo mes AZ Alkmaar dhe Legias së Varshavës duket se do të vijojë gjatë. Shkak u bënë incidentet e shumta të shkaktuara nga tifozeria polake, që dhunoi disa nga stjuardët dhe forcat e policisë.
Megjithatë holandezët pretendojnë që edhe sjellja e futbollistëve të Legias së Varshavës ishte larg qytetarisë dhe akuzuan klubin polak, si një partner i pabesueshëm për organizime të tilla.
Menjëherë pas ndeshjes policia holandeze arrestoi dy futbollistë të Legias, serbin Pankov dhe portugezin Josue, të cilët u morën me forcë nga autobusi i ekipit.
Burime pranë policisë holandeze bëjnë me dije se ndaj dy futbollistëve rëndon akuza e sulmit ndaj stjuardëve, të cilët mbyllën stadiumin pas ndeshjes për arsye sigurie, por lojtarët e Legias thyen dyert dhe dolën nga aty për të shkuar te autobusi.
Gjatë orëve të pasdites policia holandeze ka lënë të lirë portugezin Josue, i cili ka dhënë dëshminë e tij për rastin, por vijon të mbajë në burg serbin Pankov, për të cilin nuk është marrë ende një vendim.
“Ne kishim folur shpesh me klubin e Legias gjatë kësaj kohe, për të organizuar të mënyrën më të mirë këtë ndeshje, duke qenë se jemi edhe në prag të një feste të qytetit. Ata na premtuan se do të kujdeseshin në detaje, për të na ndihmuar, por dëshmuan se nuk janë një partner i besueshëm për organizime të tilla.
Që në fillim ultrasët polakë shkatërruan qytetin dhe përgatitjet për festën 450-vjeçare. Më pas thyen hyrjen për të stadium, duke plagosur dhe lënë pa ndjenja njërin prej stjuardëve. Si të mos mjaftonte kjo, edhe sjellja e futbollistëve e drejtuesve ndaj stjuardëve brenda stadiumit, ishte larg qytetares dhe me një sërë incidentesh”, thuhet në reagimin e klubit holandez.
Për ngjarjen reagoi edhe ministri holandez i drejtësisë, i cili dha detaje, duke thënë se dy futbollistët e arrestuar u përfshinë në incidente dhe hodhën poshtë akuzat e presidentit të Legias.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Orges Shehi është në qendër të vëmendjes pas largimit të tij nga skuadra e Tiranës. Trajneri kryeqytetas nuk do...
TIRANE - Egnatia u rikthye tek fitorja në përballjen e parë të javës së tetë, teksa mundi 3-0 Dinamo Cityn. Skuadra rrogozhin...
KOSOVE - Primoz Gliha ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Kosovën në dy duelet e m...
ITALI - Paul Pogba po përjeton momentin më të vështirë në karrierën e tij futbollistike. Rikthimi te Juventusi u shoqëru...
ANGLI - Alisha Lehmann, futbollistja më seksi dhe me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, ka befasuar fansat e saj këtë t&eum...
ITALI - Milionat e Arabisë Saudite, vazhdojnë të bëjnë të ndihet prania e tyre në futbollin evropian. Pas investimit t&e...
TIRANE - Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e datës 12 tetor ndaj Republik&e...
KATAR - Julian Draxler, një mesfushor gjerman që luajti për Benfica-n dhe së fundmi me PSG-në, tani është lojtar i Al-Ahli n&...
ANGLI - Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, është ftuar në skuadrën kombëtare të trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, p&eu...
ANGLI - Drejtuesit e Manchester United nuk kanë ndërmend të ndryshojnë trajnerin Erik ten Haag, raporton “The Guardian”. Sp...