Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Ai njofton përfundimin e marrëdhënies së tij me këtë markë sportive, së cilës i është bashkuar kur po hidhte hapat e parë si profesionist dhe që ka mundur të fitojë rreth 500 milionë dollarë.

SHBA - Tiger Woods nuk është më imazhi i Nike. Lojtari amerikan i jep fund lidhjes gati tre dekadash me këtë markë sportive, e cila u bë një nga standardet kryesore të saj.
"Më shumë se 27 vjet më parë, pata fatin të filloja një partneritet me një nga markat më ikonike në botë. Ditët që nga ajo kohë kanë qenë të mbushura me kaq shumë momente dhe kujtime të pabesueshme, sa që nëse do të filloja t'i përmendja ato, do të kishte pa fund pasionin dhe vizionin e Phil Knight (ish CEO i Nike) që çoi në këtë partneritet me Nike dhe Nike Golf dhe dua ta falënderoj personalisht.
Së bashku me të edhe punonjësit e Nike dhe atletët e jashtëzakonshëm me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj me kalimin e viteve në këtë rrugë. Njerëzit do të pyesin nëse ka një kapitull tjetër. Po, me siguri do të ketë një kapitull tjetër. Shihemi në Los Anxhelos!",- ka shkruar Woods në rrjetet e tij sociale. Një mesazh që lë të kuptohet për praninë e tij në Genesis Invitational që do të mbahet nga 15 deri më 18 shkurt në Riviera Country Club, në Los Angeles.
— Tiger Woods (@TigerWoods) January 8, 2024
Nike kishte fjalë lavdëruese për Woods përmes një mesazhi në llogarinë e saj në Instagram: "Ju sfiduat konkurrencën, stereotipet, konventat, mënyrat e vjetra të të menduarit. Ju sfiduat të gjithë institucionin e golfit. Ju na sfiduat ne. Dhe, mbi të gjitha, e sfiduat veten dhe për këtë sfidë ju jemi mirënjohës”. Një tekst që u shoqërua me një imazh të Tigrit, duke festuar me një grusht në ajër ku shkruhej "Ishte një xhiro e mrekullueshme, Tiger".

Në vitin 1996, sapo bëri hapin drejt profesionalizmit, Woods nënshkroi një kontratë me Nike për pesë vjet dhe 40 milionë dollarë. Në fund, Tiger nënshkroi edhe për pesë vite të tjera, por këtë herë e bëri për 100 milionë. Në vitin 2005, Woods nënshkroi një kontratë të tretë me vlerë rreth 20 milionë dollarë në vit për pesë vitet e ardhshme. Gjatë 27 viteve, Tiger Woods mund të kishte fituar më shumë se 500 milionë dollarë vetëm duke qenë fytyra e divizionit të golfit të Nike.
B.T (Dosja.al)
ARGJENTINE - Presidenti i ri i Argjentinës, Javier Millay, i cili fitoi zgjedhjet e vendit një muaj më parë, dëshiron të imponoj&e...
AUSTRI - Aventurë e re për Valon Berishën. Mesfushori dardan, i cili numëron 40 ndeshje dhe 4 gola me Kosovën, është rikthy...
SHBA - Media të ndryshme në SHBA kanë raportuar se Organizata e Gjyqtarëve Profesionistë (PRO) dhe Shoqata e Gjyq...
ITALI - Babai i Cristian Shpendit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në ditën e djeshme. Ai ka goditur me grusht pas ndeshjes portierin e Olb...
GJERMANI - Lojtari, trajneri, presidenti, Franz Beckenbauer gëzoi një karrierë fituese pavarësisht nga roli i tij. Kampioni gjerman u...
GJERMANI - Futbolli gjerman është më i varfër sot pasi “Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer u nda nga jeta në moshën ...
GJERMANI - Lojtari i Borussia Dortmundit, Marco Reus, e cilësoi si "marrëzi të plotë" informacionin që tregonte për një tenta...
SHBA - 'Footyheadlines', faqja e specializuar në paraqitjen paraprake të fanelave të skuadrave në mbarë botën, publikoi një...
ARABIA SAUDITE - Nëse disa ditë më parë temë e bisedës ishte kriza në marrëdhënien e Georgina Rodr&iacu...
SPANJE - I mundur vitin e kaluar në finale nga FC Barcelona, Real Madrid synon të rifitojë Superkupën e Spanjës këtë vit.&n...