14 Dhjetor 2024, 21:26
Nga DOSJA

ELBASAN - Derbi i kryeqytetit vishte ngjyrë blu. Dinamo triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në “Elbasan Arena” dhe ngjitet në krye të klasifikimi në kuotën e 31 pikëve, aq sa ka grumbulluar Vllaznia në 18 javë, por me golaverazh më të mirë se ekipi kuqeblu.
Nuk arrin të ngrejë kokë Tirana e Maganit (humbja e parë për trajneri peqinas), që ‘prish’ me një humbje një seri prej katër barazimesh radhazi. Tashmë “Final Four” duket si mision i pamundur për bardheblutë, që për momentin duhet të shqetësohen për garën e mbijetesës. Sa i përket kronikës, skuadra e Ilir Dajës e mbylli në epërsi të dyfishtë pjesën e parë me gola të Qefalijës dhe Nanit të realizuar në harkun kohor të dy minutave (29’, 30’).
Tirana u mundua të reagonte në pjesën e dytë, por shënoi vetëm një herë me Ndrecën në minutën e 88-të, pa pasur shumë kohë në dispozicion për të shmangur humbjen. Humbet një pozicion në klasifikim Partizani, që barazoi 2-2 në “Arenën e Demave” me Elbasanin. Mungesa e Rrapajt vazhdon të ndihet shumë në lojën e të kuqve, që edhe pse kaluan të parët në epërsi me Mba, pësuan dy gola në minutën 20’ dhe 31’ me autorë Tsague dhe Musta.
Gjatë pjesës së dytë, Partizani arriti të gjente edhe golin e barazimit me Janjevën, por asgjë më shumë, ndeshja u mbyll 2-2. Vlen të theksohet edhe një mrekulli e portierit të Elbasanit Abalora në minutën e 70-të pas goditjes me kokë të Domgjonit.

B.T (Dosja.al)
Sport
14 Dhjetor 2024, 21:21
LAC - Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Laçit në ndeshjen e zhvilluar sot në Kategorinë Superiore. Pas një pjesë të parë pa gola...
Sport
14 Dhjetor 2024, 13:30
SPANJE - Skenarët për të ardhmen e drejtimit teknik te Real Madridi janë duke u shtuar, pasi klubi spanjol duhet që në...
Sport
14 Dhjetor 2024, 13:00
FRANCE - Kylian Mbappé ka marrë çmimin e dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë fra...
Sport
14 Dhjetor 2024, 12:30
FRANCE - Danilo Pereira u largua nga PSG për në Al Ittihad verën e kaluar, por ai vetë siguroi se dëshira e ...
Sport
14 Dhjetor 2024, 12:00
ZVICER - Franca, por jo vetëm ajo, do t'i mësojë në mars, se cilët do të jenë rivalët e tyre në kualifikimet p&eu...
Sport
14 Dhjetor 2024, 11:44
ANGLI - Manchester City sigurisht nuk është në më të mirën e tij, pasi ka fituar një nga dhjetë ndeshjet e fun...
Sport
14 Dhjetor 2024, 11:32
ANGLI - Raheem Sterling ka bërë vetëm dy paraqitje në Premier League dhe dy të tjera në Kupën e Lig&eum...
Sport
14 Dhjetor 2024, 11:30
ITALI - Edhe nëse mungon e gjithë dita e sotme, përfshirë edhe përfundimin, vendimi që Paulo Fonseca kishte marrë m...
Sport
14 Dhjetor 2024, 11:00
ANGLI - Të dielën, Etihad do të presë derbin mes Manchester City dhe Manchester United (16:30). Këtë të premte, në kon...
Sport
14 Dhjetor 2024, 10:45
ITALI - 12 ditë pas atakut kardiak në minutat e para të duelit mes Fiorentinës dhe Interit, i cili u pezullua, dhe vetëm...