6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në prag Angli-SHBA, në kuadër të ditës së dytë të Grupit B të Kupës së Botës, trajneri Gareth Southgate, pranoi se mënyra se si Federata e tij e kishte menaxhuar episodin e shiritit nuk ishte më e mira. "One Love" nuk shpëton nga kritikat.

KATAR - Pas fitores 6-2 kundër Iranit të hënën, trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, priste të pyetej për momentin e mirë të ekipit të tij. Por këtë të enjte, në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes Angli-SHBA, në kuadër të ditës së dytë të Grupit B të Kupës së Botës, ai u pyet sërish për shiritin me ngjyrat e ylberit, që kapiteni Harry Kane kishte premtuar se do ta mbante kundër Iranit, përpara se të dorëzohej nga frika e sanksionimit sportiv.
“Ne jemi në mbështetje të tifozëve tanë LGBT. Disa prej tyre mund të jenë zhgënjyer që nuk e kemi mbajtur këtë shirit. Ne u kritikuam për këtë dhe ndonjëherë ju thjesht duhet të pranoni kritikat dhe të vazhdoni përpara”,- tha Southgate. Ky i fundit paralajmëroi gjithashtu për faktin, se trajnimi i këtij problemi mund të përfshihej në një formë "përshkallëzimi" me kombëtaret e tjera që dëshirojnë të denoncojnë problemet e të drejtave të njeriut në Katar.
"Nëse do të përpiqeshim të prodhonim një video më të mirë se ajo ndaj australianëve, nuk do t'ia dilnim. Po kështu, nëse do të përpiqeshim të bënim një gjest më domethënës, se ai që bënë së fundmi gjermanët... mendoj se duhet të ndihemi rehat. Ne i dimë vlerat që mbrojmë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të marrim iniciativa të këtij lloji në pjesën tjetër të turneut, kur të jetë koha e duhur. Por nëse ndihemi të detyruar të bëjmë diçka, mund ta bëjmë gabim”.
Për më tepër, në nivelin sportiv, Southgate u shpreh se Harry Kane, që kishte bërë një skanim të mërkurën për një dëmtim, do ta fillonte ndeshjen kundër amerikanëve: “Harry është mirë, ai mori pjesë në stërvitje. Do të ishte shumë aventureske të mos e vendosim në formacionin startues”.
Më në fund, shefi i “Tre Luanëve” kujtoi, se historikisht, skuadra e Anglisë nuk ka e mundur kurrë SHBA në Kupën e Botës, madje duke humbur ndaj këtij kundërshtari në një ndeshje më 1950 (0-1) dhe një barazim në 2010 (1-1). “A e kemi mundur ndonjëherë SHBA-në në një turne të madh? “Jo”, duhet ta provojmë këtë histori nesër (e premte, ora 20:00). Ne jemi shumë të fortë si komb”.
B.T (Dosja.al)
KATAR - Në ‘cirkun’ e “Katar 2022” diçka nuk shkoi mirë në ditën e hapjes së turneut. Tifoz&...
KATAR - Gjithmonë në qendër të vëmendjes në çdo fushë që shkel, Cristiano Ronaldo u ndoq në çdo &cc...
KATAR - Tashmë fjala e tij në pushin e ndeshjes është bërë virale. Trajneri i Arabisë Saudite, francezi Hervé Renard...
KATAR - Deklaratat e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkovic, duket se nuk janë pritur mirë nga lojtarët brazilianë. Në konf...
KATAR - Në ditën e pestë të Kupës së Botës “Katar 2022” kanë përfunduar 16 ndeshjet e para të nd...
KATAR- Brazili debutoi në Kupën e Botës duke mposhtur Serbinë 2-0 falë dopietës së Richarlison, por festa e Seleçao-...
KATAR- Brazili mposhti Serbinë 2-0 dhe e filloi aventurën e tij në Katar 2022 në mënyrën më të mirë të munds...
KATAR- Brazili mposht 2-0 Serbinë dhe e nis aventurën në Katar 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas n...
KATAR- Ai e dinte se ajo penallti ishte e rëndësishme jo vetëm për ecurinë e Portugalisë, por edhe për një rekord t&eu...
KATAR- Portugalia e nis Botërorin 2022 në Katar duke mposhtur 3-2 Ganën në ndeshjen e parë të Grupit H. Sfidë që u zhb...