"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Brenda muajit mars pritet vendimi përfundimtar i dy protagonistëve të atletikës shqiptare
TIRANE - Ditën e premte, pranë zyrave të gjykatës sportive ‘Sport Resolution’ në Nice të Francës janë paraqitur dy protagonistët e atletikës shqiptare, presidenti Gjergj Ruli dhe atleti Izmir Smajlaj, në seancën e parë të apelimit ndaj akuzave që i janë bërë për manipulim rezultati, si pasojë e së cilës kërkohet 4 deri në 8 vjet pezullim nga Njësia e Integritetit të Atletikës.
Në një séance, e cila ka zgjatur 7 orë, Smajlaj dhe Ruli u përfaqësuan nga avokatët e tyre Riomina Zaho dhe Ermir Beta, përballë drejtuesëve të Njësis së Integritetit, që ishte pala akuzuese dhe në praninë e tre arbitrave që dëgjuan dhe morën në pyetje palët gjatë këtij ballafaqimi.
Top Channel ka kontaktuar me ta dhe ka arritur të zbardhë një pjesë të dëshmive të dy të akuzuarve të atletikës shqiptare.
“Detyra e vetme e imja si atlet është të maksimilizoj performancën time, të luftoj për performancën time, të marrë pjesë në gara dhe nuk kam asnjë përgjegjësi lidhur me procedurën që ndjek Federata apo Komitetit Olimpik në aplikimin që ai bën për aktivitetet kombëtare. Çfarë komunikohet në formularët komunikues me Federatën Ndërkombëtare nuk është detyrë e imja dhe aq më pak përgjegjësi e imja. Dhe për dijeninë time nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë korespondencë, asnjë mesazh. Lidhur me foton gjithmonë kam deklaruar se ka qenë stërvitore dhe asnjëherë nuk kam deklaruar se është foto e garës”.
Atleti Smajlaj duket më jashtë kësaj historie, duke qenë se akuza e ngritur për parregullsi të organizimit të saj gare, ku bëhet fjalë për një deklaratë për matës ere, që në të vërtetë nuk ka qenë, nuk ka asnjë lidhje me garuesin.
Ndërkohë, që fajin për këtë ngjarje e ka marrë përsipër ish-sekretari i përgjithshëm Nikolin Dionisi, i cili ka pranuar gabimin, bërë duke mohuar bashkëpunimin me presidentin Gjergj Rulli, njëkohësisht edhe trajner i Izimri Smajlajt, e aq më pak me sportistin.
Në thelb të kësaj nuk qëndron akuza që ka bërë Njësia e Integritetit. Federata deri më sot nuk ka patur një matës ere, të siguruar nga Federata Botërore dhe këtë e di shumë mirë IAAF-i. Kjo mungesë nuk mund të serviret sot në dëm të Presidentit të Federatës, si një mjet që nuk e ka siguruar kurrë, por gjithmonë e kanë marrë hua nga Kosova apo Maqedonia e Veriut. Federata Botërore ka qenë në dijeni të këtij fakti.
Do të ketë gjithashtu një seancë përmbyllëse, duke qenë se e gjithë cështja nuk u ezauruar për shkak të orarit të tejzgjatur ditën e premte. Kjo seancë do të zhvillohet on-line ditën e martë dhe nga ajo ditë, gjykata do të marrë 30 ditë kohë deri në marrjen e një vendimit. Ndërkohë për momentin, i vetmi lajm i mirë që vjen nga ky ballafaqim është se Shqipëria nisur nga kjo ngjarje, ka siguruar më në fund nga Federata Botërore një matës ere të parametrave të nevojshme për garat të atletikës.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Liverpool e shkatërroi plotësisht, me rezultatin e thellë dhe të pabesueshëm, 7-0 Manchester Unitedin këtë të di...
SHBA - Ja Morant u gjend sërish në qendër të një skandali, që nuk është hera e parë. Le t'ju kujtojmë, Morant...
KOSOVE - Ballkani ngec në transfertën e Prishtinës, në takimin e javës të 23-të të Superligës së Kosovës,...
ANGLI - Një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së Tempes u mbajt në Nottingham para fillimit të përplasj...
SPANJE - Në “Camp Nou”, Barcelona e nisi vrullshëm dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të me anë të brazili...
BRAZIL - Siç raporton gazeta italiane Calcio Mercato me të dhëna nga media të ndryshme në Francë, Federata e Futbollit të B...
ZVICER - Gjermani legjendar Michael Schumacher është i padisponueshëm për publikun që nga viti 2013, kur i mbijetoi një rënie...
FRANCE - Pas rekordit vijnë përgëzimet. Një javë, pasi barazoi rekordin e Edinson Cavanin, në klasiken ndaj Marseilles, Kyl...
SHBA - Një nga luftëtarët më të mëdhenj të MMA-së ndonjëherë, kampioni më i ri i UFC-së në hist...
FRANCE- Zyrtarisht, Ashraf Hakimi tani akuzohet për përdhunim pas ankesës ndaj tij nga një grua e re, ndërsa mbrojtësi m...