LIVE UPDATES
Sport

Trajneri Sylvinho rrëfen zgjedhjet e tij: “Nuk varet nga sa minuta luan, e rëndësishme për mua është zemra për Kombëtaren”

Trajneri i kuqezinjve flet për shumëçka dhe shpjegon përzgjedhjet e bëra, pa e fshehur keqardhjen për mungesat…

4 Tetor 2024, 12:16 Nga DOSJA

Trajneri Sylvinho rrëfen zgjedhjet e tij: “Nuk varet nga sa minuta

TIRANE - Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Dy sfidat janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Nations League, ku në dy ndeshjet e para Shqipëria ka regjistruar një fitore ndaj Ukrainës dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë. Ja çfarë tha trajneri Sylvinho:

Mungesa e Manajt dhe ftesa e Abrashit? “Sa i përket listës, ne kemi tre lojtarë që për fat të keq janë dëmtuar. Manaj është një, ai pasi u kthye bëri 42 minuta me klubin dhe doli nga ndeshja dhe deri tani nuk është kthyer. Fola me lojtarin, por as ai, as ne nuk duhet të rrezikojmë. Janë dy lojtarë si Berisha që në stërvitje me Leçen kishte probleme me dëmtimin dhe ishte i rrezikshëm. I treti është Keidi Bare. Ai u dëmtua në shtator dhe deri tani nuk është kthyer, folëm me doktorin Stesina, kemi qenë në kontakt me doktorin e Saragozës. Ai është thuajse gati, por për fat të keq asnjë prej tyre nuk është në gjendje të vijë. Pajaziti është një lojtar që kemi marrë. Ai bëri një ndryshim shumë të bukur në Kroaci, është një lojtar që më intereson shumë se është një mesfushor, i cili mund të bëjë gjithçka. Abrashi është një lojtar që ka ende për të dhënë, në këtë periudhë që ka shumë ndryshime e largime natyrale lojtaresh, vijnë të rinj, Berisha, Pajaziti, ndoshta edhe Fetai, i cili më pëlqen. Asllani e Mitaj janë të rinj, janë me ne, por edhe Muçi. Kanë nevojë për Gjimshitin, Ajeti, Abrashin, janë lojtarë të rëndësishëm, janë të lidhur me fanelën e të japin një dorë me eksperiencën e tyre. Abrashi është një lojtar të cilit i besoj 100%”.

Sulmi? “Përsa i përket Tucit e kam parë me Spartën, e kam takuar në qendër sportive. Është pjesë e listës si Çuni dhe Vrioni. Ne kemi bërë zgjedhje, kur nuk kemi lojtarë si Daku dhe Manaj si “9”. Mua më pëlqen të luaj me 1 lojtar përpara, po ka ekipe që nuk kanë “9” përpara. Deri tani kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë atë rol. Në rastin e Asanit, Laçi është përshtatur në pozicionin e tij. Besoj në mundësitë që i jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente. Ju mund të kujtoni Zekën dhe Spahiun, të cilët mund të vijnë përsëri. Zëvendësuesi i Asanit ishte Muçolli deri para 3 muajve. Lojtarët shikohen në stërvitje dhe jo vetëm në ndeshje. Sipas nesh nuk është momenti i Albion Ademit”.

Muçi? “Që unë të marr 2 ose 3 lojtarë, duhet të lë dikë jashtë. Në këtë rast kemi Muçin që është lojtar i rëndësishëm, i ri. Kur një lojtar bën ndryshim të klubit, ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Unë zgjedh fjalën durim, ai po bën mirë dhe mund të ketë mundësi dhe minuta. Nga 24 lojtarë, secili mund të ketë mundësi për të luajtur. Qoftë 10 minuta apo 90, dhe stërvitja mund të ndryshojë jetën. Lojtarët do luajnë dhe do bëjmë rivlerësimet. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe unë me të, shpresoj të ketë vazhdimësi”.

Mosgrumbullimi i Zekës dhe Spahiut? “Nuk është eksperiment, është një mundësi. E përsërit, Kombëtarja nuk të jep mundësi tjetër, ne mund të kthehemi në video, por thua ‘merre ta shohësh’. Ne duhet të ecim para me lojtarët. Spahiu dhe Zeka janë mëngjërashë, më kanë pëlqyer. Jemi duke i ndjekur, por edhe të tjerët. Ata kanë pasur mundësinë me ne ato 10 ditë, mund të kthehen. Sigurisht. Ne i kemi parë, Spahiu mundi të bëjë disa minuta lojë. Në Pragë, në fakt, në të dyja, shkojmë në dy ndeshje të vështira në transfertë. Të gjitha janë të vështira por sidomos këto dyja janë shumë të vështira. Çekia është skuadër e fortë, me centimetra, cilësi teknike, hidhen në zonë 4-5 lojtarë. Bën një futboll me shumë tranzicione e shpejtësi, lojë fizike. Na pret një lojë shumë e vështirë, shumë fizike, padyshim na pret një ndeshje e vështirë. Nuk do të jetë e lehtë, duhet të përgatitemi mirë”.

Europiani U21 Shqipëri - Serbi? “Është  e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”.

Broja? “Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ka bërë Europianin me ne. Duhet të kujdesemi dhe ta mbrojmë, siç është interesi i klubit”.

Lista? “Jam shumë i lumtur me të gjithë. E rëndësishme të kuptohet se kemi në monitorim 40 lojtarë. Nuk jemi Kombëtare, që nëse nuk luan me klubin, nuk përzgjidhesh. Të mos jesh pjesë e listës, nuk do të thotë që nuk stërvitesh. Nuk varet nga sa minuta luan. Gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të dhënë gjithçka. Nëse luajnë 70 minuta, në Champions apo jo për mua është njësoj. E rëndësishme është zemra për Kombëtaren”.

Gjimshiti? “Kemi folur me doktorin e Atalantës. Stesina gjithë ditën ka folur me ta, ai është kapiteni i kësaj skuadre, lojtar i rëndësishëm për kombin. Një eksperiencë e bukur njerëzore dhe futbollistike. Nuk bëri 2016, pastaj u kthye dhe ishte kapiten. Jeta është e bukur, jeta shkon para, jam i lumtur për të. Duhet të presim sot, nëse ftohet apo jo për ndeshjen e nesërme me Atalantën. Të shohim, ka një dëmtim të vogël. Për të tjerat flas me doktorin, si ne, edhe Atalanta, presin si do të shkojë sot lojtari. Nëse do të jetë nesër në gjendje të shkojë në fushë, nëse do të jetë gati, do të vijë me ne, nëse nuk luan, do të flasim me ta dhe lojtarin dhe shohim se çfarë do të bëhet. Kjo është situata e tij sot”.

Mitaj dhe mungesat në të majtën? “Këtë mundohemi ta kuptojmë edhe në federatë. Ne ndjekim shumë lojtarë, edhe majtas. Por mos harroni që Hysaj e Balliu bënë shumë kohë mbrojtësin e majtë, edhe Balliu në dy ndeshjet e fundit ka bërë mbrojtësin e majtë. Ai është një lojtar me eksperiencë, luan me këmbën e kundërt. Hadroj ka bërë një rrugëtim në të kaluarën si mbrojtës krahu të majtë, e ka si eksperiencën. Mario është mëngjërashi i vetëm. Ne duhet të kuptojmë çfarë të bëjmë në mbrojtje, nëse ndodh ndonjë gjë me Marion, por sipas nesh të tre mund të bëjnë të majtin. E vërtetë, janë karakteristika të ndryshme, por nëse është e nevojshme duhet të kuptojmë se kush të shkojë aty. Ne jemi përgatitur, Hadroj, por të tre në fakt mund të luajnë në të majtën. Hadroj vjen dhe stërvitet te ne si i majtë. Të djathtën e bën lehtësisht, pastaj nëse ndodh, në ndeshje ne duhet zgjedhim një, dy apo tre”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 4 Tetor 2024, 09:00

PSG nis të lëvizë për Mo Salah…

FRANCE - Në moshën 32-vjeçare, Mohamed Salah, i lidhur me Liverpoolin deri në qershor 2025, vazhdon të mbetet i paqartë pë...

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero