16 Mars 2025, 11:00
Nga DOSJA
ANGLI - Pak ditë para ndeshjes së tij të parë si trajner i Anglisë kundër Shqipërisë, Thomas Tuchel zbuloi skuadrën e tij të parë për shtypin britanik këtë të premte.
Tekniku gjerman u pyet për marrëdhënien e tij me himnin kombëtar anglez. Dhe ish- trajneri i PSG-së tregoi se ai do të priste para se të këndonte “God Save the King”, duke mos besuar se ende i lejohej.
“Ju keni një himn kombëtar shumë të fuqishëm, emocionues dhe kuptimplotë dhe unë do të jem krenar që do të jem në pankinë duke udhëhequr kombëtaren e Anglisë. (...) Do të thotë shumë për mua, ju siguroj, është kaq domethënëse, kaq prekëse dhe aq e fuqishme sa duhet të fitoj të drejtën time për ta kënduar atë”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Lee Carsley, paraardhësi i gjermanit, ishte kritikuar për mos këndimin e himnit gjatë menaxhimit të tij të përkohshëm të “Tre Luanëve”, në fund të vitit 2024.
Thomas Tuchel shtoi gjithashtu se do të priste vërtetimin e të gjithëve përpara se të ndryshonte mendjen: "Ndoshta më duhet të zhytem më shumë në kulturë dhe të fitoj të drejtën time me ju, lojtarët, tifozët, në mënyrë që të gjithë të thonë: "Ai duhet ta këndojë tani, ai është njëri prej nesh, ai është menaxheri anglez, ai duhet ta këndojë".
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Mars 2025, 10:46
TIRANE - Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.
Kuqezi...
Sport
16 Mars 2025, 10:30
ANGLI - Por trajneri i Reds, Arne Slot, këmbëngul në rëndësinë e këtyre ndeshjeve për të vazhduar ecjen përpar...
Sport
16 Mars 2025, 10:00
ITALI - Ishte një lëvizje e ngathët, por që mund të kishte pasoja të rënda: ndërsa ndeshja mes AC Milan dhe Como po i ...
Sport
16 Mars 2025, 09:30
ANGLI - Trajneri i Southampton dhe ish-trajneri i Romës, Ivan Juric, foli për BBC pasi ekipi i tij humbi një ndeshje tjetër, ...
Sport
16 Mars 2025, 09:00
ITALI - Cesc Fabregas është polemizues pas humbjes në San Siro kundër Milanit, trajneri i Como është ve&cced...
Sport
16 Mars 2025, 08:30
SPANJE - Të mërkurën, përplasja ‘e përgjakshme’ ndaj Atletico Madridit, e cila përfundoi vetëm pas dy periudhave ...
Sport
16 Mars 2025, 07:55
ANGLI - Në një Manchester City që është duke luftuar, për të thënë të paktën, ka një lojtar që ...
Sport
16 Mars 2025, 07:38
AUSTRALI - Lando Norris fiton një Grand Prix Australian, të dominuar kryesisht nga McLaren, por i kapur për flokësh nga skuadra Papay...
Sport
16 Mars 2025, 07:30
SPANJE - Te skuadra katalanase po i vjen radha edhe ylli i saj, Lamine Yamal, i cili së shpejti mbush 18-vjeç, që të rinovojë kontr...
Sport
15 Mars 2025, 21:54
SPANJE - Koha shtesë kundër Atleticos në Champions League ndikoi në këmbët e Real Madridit, por merengët gjithses...