LIVE UPDATES
Sport

UEFA hap procedurë ndaj Rumanisë për sjellje raciste dhe fyese ndaj Kosovës

Të martën, ndeshja e Grupit I kualifikues mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre për rreth një orë, pasi tifozët vendas bënë thirrje dhe e shpalosën një pankartë "Kosova është Serbi".

14 Shtator 2023, 19:52 Nga I.A
UEFA hap procedurë ndaj Rumanisë për sjellje raciste dhe fyese
Tifozet

RUMANI- Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, njoftoi të enjten vonë se e ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë (FFR), nën akuzat për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës, përfshirë për sjellje raciste dhe mesazhe fyese.

Të martën, ndeshja e Grupit I kualifikues mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre për rreth një orë, pasi tifozët vendas bënë thirrje dhe e shpalosën një pankartë "Kosova është Serbi".

UEFA njoftoi sot në mbrëmje se ka hapur procedura disiplinore ndaj disa federatave pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, përfshirë kundër asaj rumune në lidhje me ndeshjen me Kosovën.

Akuzat me të cilat përballet federata rumune:

Kur kishin kaluar 17 minuta lojë në Arenën Kombëtare në kryeqytetin rumun, gjyqtari francez Willy Delajod e ndërpreu lojën pasi në pjesën mbrapa portës së Kosovës u pa një pankartë raciste dhe nisën thirrjet nacionaliste të tifozëve rumunë.

Futbollistët e Kosovës nuk pranuan ta vazhdonin lojën nën kushte të tilla, duke e njoftuar gjyqtarin e ndeshjes për atë që kishin parë. Gjyqtari, më pas, udhëzoi futbollistët e të dyja kombëtareve që të kthehen në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja rifilloi pas plot 50 minuta pushim, pasi delegati i UEFA-s ia tërhoqi vërejtjen organizatorit të mos lejonte përsëritjen e thirrjeve diskriminuese. UEFA kishte njoftuar në uebsajtin e vet zyrtar se "për shkak të sjelljeve diskriminuese ndeshja u ndërpre deri në njoftimin e radhës".

Kosova, e cila luajti me 10 futbollistë shumicën e kohës pas përjashtimit të sulmuesit Vedat Muriqi pas dy kartonëve të verdhë në pjesën e parë, u mposht 2:0, duke humbur shpresat për pjesëmarrje në një turne të madh futbolli për herë të parë në historinë e ekipit kombëtar, i cili u pranua në UEFA dhe FIFA më 2016.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, reagoi pas incidentit duke shënuar në rrjetin social Facebook: "Teksa djemtë tanë e vazhdojnë lojën me zemër e profesionalizëm, dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim. Shkëlqeni sonte!"

Federata e Futbollit e Rumanisë (FFR) e dënoi revizionizëm dhe mesazhet e natyrës politike të shfaqura gjatë ndeshjes.

“Federata e Futbollit e Rumanisë distancon veten fuqishëm nga sjelljet e papërgjegjshme të një grupi të përkrahësve nga tribuna jugore, që çoi në ndërprerjen e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës mbrëmë në Arenën Kombëtare. Së pari, ne e përsërisim parimin në bazë të të cilit qeveriset futbolli në Rumani, akti për mosndërhyrjen e politikave në sport”, tha federata rumune në një reagim pas ndeshjes.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Marrë nga REL

uefa ffr willy delajod

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj