8 Mars 2025, 10:00
Nga DOSJA

ANGLI - Çfarë kanë të përbashkët Kylian Mbappé dhe Mama Baldé të Brestit? Sipas të dhënave të mbledhura nga UEFA, të dy janë në “Top 10” lojtarët më të shpejtë në Champions League 2024-25.
Një renditje, padyshim që mund të ndryshojë, e cila merr parasysh performancat e arritura në fazën e kampionatit, në play-off dhe në ndeshjen e parë të 1/16-tës.
Erling Haaland kryeson listën me një shpejtësi prej 36.6 km/h në një nga ndeshjet e tij me Manchester Cityn, përpara Achraf Hakimi të PSG-së, i cili regjistroi një shpejtësi prej 36.5 km/h dhe Kylian Mbappé i Real Madridit (36.4 km/h).
Në “Top 5” janë gjithashtu mesfushori portugez i Manchester Cityt, Matheus Nunes (36.3 km/h) dhe sulmuesi i Brestit Mama Baldé (36.1 km/h).
“Top 10” mbyllet Abdukodir Khusanov (35.6 km/h), një nënshkrim dimëror nga Manchester City, i cili bëri më mirë se Vinicius Junior (Real Madrid, 35.4 km/h), Kingsley Coman (Bayern Munich, 35.4 km/h) dhe Bradley Barcola (PSG, 35 km/h).
Për krahasim, kur Usain Bolt vendosi rekordin e 100 metrave në Kampionatin Botëror 2009 me një kohë 9:58, ai vrapoi me një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/h, me një shpejtësi maksimale prej 44.72 km/h.
“Top 10” lojtarët më të shpejtë
Erling Haaland - 36.6 km/h (Manchester City)
Achraf Hakimi - 36.5 km/h (PSG)
Kylian Mbappé - 36.4 km/h (Real Madrid)
Matheus Nunes - 36.3 km/h (Man.City)
Mama Baldé - 36.9 km/h (Brest)
Ch. Chemsdine Talbi - 35.9 km/h (Bruges)
Adam Daghim - 35.6 km/h (Salzburg)
Ibrahim Osman – 35.6 km/h (Feyenoord)
Abdukodir Khusanov - 35.6 km/h (Man.City)
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Mars 2025, 09:30
INDI - Sunil Chhetri, legjenda 40-vjeçare e futbollit indian, do të rikthehet në kombëtare për ndeshjet e radhës të plani...
Sport
8 Mars 2025, 09:00
SPANJE - Giuliano Simeone nuk është vetëm djali i një artisteje, por është edhe i një ish-lojtari argjentinas e që...
Sport
8 Mars 2025, 08:30
ANGLI - Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner ka dhënë siguri për gjendjen e Jean-Philippe Mateta , sulmuesi i cili pës...
Sport
8 Mars 2025, 08:00
GJERMANI - Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sipas informacioneve të raportuara nga Sky Sport DE,...
Sport
8 Mars 2025, 07:30
ARABIA SAUDITE - Ishte një lojë e hidhur për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez shënoi përsëri, golin e 926-të në karri...
Sport
7 Mars 2025, 20:28
ITALI - Kritikat e Fabio Capellos ndaj Pep Guardiolës ende rezonojnë. Ish-trajneri italian, i cili drejtoi Guardiolën ...
Sport
7 Mars 2025, 19:38
SPANJE - Tifozët e Barçës janë të etur për të parë se cila do të jetë shtëpia e tyre e re, Camp ...
Sport
7 Mars 2025, 18:22
GJERMANI - Bayern Munich po rinovon kontratat me disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Pas Alphonso Davies dh...
Sport
7 Mars 2025, 18:10
GJERMANI - “Ne kemi disa sfida përpara, por jam i sigurt se me unitet dhe bashkëpunim intensiv do të vazhdojmë të ruajmë dhe...
Sport
7 Mars 2025, 17:38
TIRANE - Nëse keni dëgjuar të flitet për manipulime dhe makinacione në zgjedhjet politike, do të thotë se nuk keni dëgju...