LIVE UPDATES
Sport

Uzuni i “përlotur” përshëndet Spanjën dhe tifozët e Granadës!

Uzuni ka konfirmuar largimin e tij për tek Austin në MLS përmes një mesazhi prekës në Instagram drejtuar tifozëve të Granada CF

24 Janar 2025, 18:03 Nga DOSJA
Uzuni i “përlotur” përshëndet Spanjën dhe

SPANJE - Përfundon zyrtarisht epoka e Myrto Uzunit te Granada. Pas disa javësh me paqartësi për të ardhmen e lojtarit shqiptar, Uzuni ka konfirmuar largimin e tij për tek Austin në MLS përmes një mesazhi prekës në Instagram drejtuar tifozëve të Granada CF:

"Tifozë të dashur të Granada CF, sot po largohem. Ky moment erdhi me lot në sy. Po ju përshëndes pas tri viteve të paharrueshme. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, stafit dhe të gjithë atyre që punojnë pa u parë në ekran, për momentet e triumfit dhe humbjes që më lanë gjurmë përgjithmonë.

Mbërrita në 2022, kaluam një rënie që më forcoi dhe në 2023 arrita formën time më të mirë, duke fituar “Pichichi” me 23 gola dhe titullin kampion. Në 2024, edhe pse shënova 11 gola, nuk mjaftoi për të shpëtuar ekipin. Luajta i dëmtuar në çdo ndeshje dhe humba “Euro 2024” sepse ndieja peshën e mbështetjes suaj dhe dhashë gjithçka për këtë fanellë.

Sot, më duhet të marr një vendim të vështirë për familjen time. Largohem nga ky klub me krenari, si golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e tij (49 gola, 8 asistime në 106 ndeshje). Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen tuaj, veçanërisht atë të 'Curva Sur'. Shpresoj që kjo të jetë një 'mirupafshim' dhe jo një lamtumirë përfundimtare.

Granada meriton gjithmonë të jetë në La Liga. Zemra ime gjithmonë do të jetë kuqe dhe bardhë. Ju dua, Granada ime. Përgjithmonë ushtari juaj."

Kështu mbyllet një kapitull që filloi pas pushimeve të fundvitit, kur Uzuni refuzoi të stërvitej me shokët e skuadrës. Sipas burimeve të ndryshme, arsyeja e kësaj ishte kërkesa e tij për një rritje page, duke pasur parasysh performancën e tij të shkëlqyer. Kjo, së bashku me ofertën e lartë financiare nga klubi amerikan Austin, bëri që Uzuni të merrte vendimin për t'u rebeluar.

Granada luajti tri ndeshje të rëndësishme pa ‘yllin’ e saj. Në këto ndeshje – kundër Getafes në Kupën e Mbretit, si dhe Burgos-it dhe Levante-s në ligë – mungesa e Uzunit u ndje dukshëm, pasi Granada shënoi vetëm një gol. Kjo situatë shkaktoi edhe përçarje mes tifozëve, duke i ndarë ata midis mbështetësve të Uzunit dhe kritikëve të tij. Në fund, gjithçka përfundoi me largimin e tij nga dera e pasme.

Një fund i hidhur për një legjendë

Askush nuk e kishte imagjinuar se largimi i Uzunit do të ndodhte në këtë mënyrë. Një lojtar që ka treguar dashuri të madhe për klubin dhe qytetin, duke thyer rekorde si golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës dhe që qëndroi në ekip edhe pas dy rënieve.

Në 106 ndeshje, ai ka shënuar 49 gola dhe ka dhënë 8 asistime – statistika të jashtëzakonshme për sulmuesin 29-vjeçar. Edhe pse nuk ka shkëlqyer njësoj në Primera División, golat e tij kanë qenë thelbësorë për Granadën. Tani mbetet të shihet nëse Stoichkov do të arrijë të zëvendësojë këtë boshllëk të madh që Uzuni lë pas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 24 Janar 2025, 11:51

ZYRTARE/ Belgjika me trajner të ri…

BELGJIKE - Rudi Garcia do të marrë postin e Tedescos që u shkarkuar përpara një jave Federata e Futbollit të Belgjikës. So...

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!