Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Vazhdojnë kritikat për Ronaldon, pas rastit Carragher, portuguezi tani injoron gazetaren (video)
Cristiano Ronaldo vazhdon të prodhojë zhurmë. Në ndeshjen kundër Liverpool, teksa ishte në nxehmje, portugezi u afrua për të përshëndetur Gary Neville dhe Roy Kane, analistë për Sky Sports, duke injoruar Jamie Carragher.
29 Gusht 2022, 16:18Nga DOSJA
ANGLI- Cristiano Ronaldo vazhdon të prodhojë zhurmë. Në ndeshjen kundër Liverpool, teksa ishte në nxehmje, portugezi u afrua për të përshëndetur Gary Neville dhe Roy Kane, analistë për Sky Sports, duke injoruar Jamie Carragher.
Ish-mbrojtësi e kishte kritikuar portugezin duke thënë se asnjë klub nuk dëshiron ta blejë atë. Një javë më vonë, skena (dhe polemikat) u përsëritën. Ronaldo u afrua për të përshëndetur Rio Ferdinand, Paul Scholes dhe Peter Crouch, por ai e injoroi plotësisht gazetaren Lynsey Hipgrave.
Në rrjetet sociale, portugezi u kritikua shumë për këtë zgjedhje. “Pse e bëri? Ndoshta foli keq edhe për të?”, pyesin përdoruesit.
???? "I don't think he's going to hang around and not play"@rioferdy5 and Paul Scholes discuss whether Cristiano Ronaldo will still be a Manchester United player by the end of the summer transfer window ???? pic.twitter.com/Va0kmkqO4i