10 Qershor 2023, 15:45
Nga DOSJA

KINE - Lionel Messi, i cili gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në Kinë, mbërriti në Pekin të shtunën me avion privat për një ndeshje miqësore, ku fituesi i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën u përshëndet nga tifozët e ngazëllyer.
“Messi! Messi! brohorisnin disa qindra mbështetës që e prisnin në aeroport, të veshur me fanelën me vija bardheblu të ‘Albiceleste’ me nemër 10. Disa qindra të tjerë po prisnin para hotelit të tij në lindje të kryeqytetit kinez, jo shumë larg brigjeve të lumit Liangma, i cili është i popullarizuar për shëtitjet në Pekin.
Disa pankarta në anglisht dhe spanjisht mirëpritën shtatëfishin e “Topit të Artë”. Tifozët, fillimisht të qetë dhe mjaft të rezervuar, papritmas filluan të thërrasin në kor emrin e idhullit të tyre në afrimin e një autobusi që mund të ishte ai i Lionel Messit. Një vale selfiesh dhe telefonash celularë u trazuan, ndërsa një turmë pushtoi hollin e hotelit, ku po qëndron kampioni i botës, me shpresën se do ta kapte atë. Më kot.
“Kam pritur nga ora 9 e mëngjesit deri në mesditë”,- tha Liu Yuheng për AFP, i veshur me fanelën e Barçës. Mendova se ai do të vinte nga dera kryesore, por jo nga dera e pasme. Jam pak i zhgënjyer që nuk e pashë. Duke qenë se nuk arrita të blija një biletë për ndeshjen, rezervova një dhomë në të njëjtin hotel me Messin dhe shpresoja ta shihja atë.
Kampionia e botës, Argjentina, e drejtuar nga kapiteni i saj Messi, do të luajë një ndeshje miqësore kundër Australisë më 15 qershor në Pekin, në Stadiumin e Punëtorëve të Pekinit, i sapo rinovuar dhe me një kapacitet prej 68 mijë spektatorësh. Takimi do të shënojë rikthimin e madh të futbollit ndërkombëtar në Kinë, pas tre vitesh kufizime shëndetësore që kanë boshatisur stadiumet dhe kanë çuar në një kaskadë anulimesh të garave sportive.

B.T (Dosja.al)
Sport
10 Qershor 2023, 15:14
SPANJE - Tashmë është e sigurt se Brahim Diaz do të veshë fanelën e ‘merenges’ sezonin e ardhshëm. I bler&...
Sport
10 Qershor 2023, 15:00
ITALI - Stambolli për Rafa Benitez është një qytet me kujtime shumë të ëmbla. Në të njëjtin s...
Sport
10 Qershor 2023, 14:00
TURQI - Mesfushori belg Kevin De Bruyne dhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland kanë punuar së bashku pa probleme dhe vazhdimisht,...
Sport
10 Qershor 2023, 13:40
TURQI - Koha e madhe është këtu, finalja e Champions League pothuajse “ka nisur” (21:00). Manchester City dhe I...
Sport
10 Qershor 2023, 13:20
ZVICER - Dihet prej kohësh që Mario Balotelli, me gjithë talentin e tij, shquhet më shumë jashtë fushës për ekseset dh...
Sport
10 Qershor 2023, 13:00
HOLANDE - Wesley Sneijder ndau dhomën e zhveshjes me Mario Balotellin te Interi në sezonin 2009/10 dhe, duke folur për 'The Sun', siguroi q&eum...
Sport
10 Qershor 2023, 12:40
FRANCE - Tenistët Paula Badosa dhe Stefanos Tsitsipas po ngarkojnë gjithnjë e më shumë video së bashku dhe nuk e fshehin m&...
Sport
10 Qershor 2023, 12:20
SHBA - Vinicius Jr, aq shpesh në qendër të polemikave për shkak të qëndrimeve të tij me disa rivalë, nuk i shpëto...
Sport
10 Qershor 2023, 12:09
TIRANE - Mesfushori i Sparta Prague, Qazim Laçi ka folur në konferencën e sotme për mediat, ndërsa është i grumbulluar me...
Sport
10 Qershor 2023, 12:03
TIRANE - Sulmuesi i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, ka folur në konferencën e sotme për mediat, ndërsa është ...