Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Më shumë garë dhe para për klubet me skemën e ‘Final Four’

TIRANE - Kampionati i kategorisë Superiroe luan këtë të shtunë javën e fundit, me shumë verdikte ende në lojë.
Një edicion sa i veçantë aq edhe i përfolur ky për skemën e re, ‘Final Four’, një sfidë ekstra për katër skuadrat e vendit të parë për të ndarë titullin, Europën, por edhe paratë pas 36 javëve të kampionatit klasik.
Në një intervistë për Top Channel, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku shpjegon më tepër rreth këtij fundviti futbollistik.
“Final Four” ka patur vërtetë skeptikë, por realiteti është diçka tjetër, ky kampionat tregoi shumë garë. Por përveç kësaj klubet nëpërmjet kësaj skeme, do të kenë edhe shumë përfitime financiare, klubi që do të jetë i pari pas 36 javëve do të shpërblehet me 100 mijë euro, një shpërblim që ka qenë i përvitshëm nga Federata, por edhe ekipet që renditen brenda katërshes do të marrin, i dyti 70 mijë euro, i treti 50 mijë euro dhe i katërti 20 mijë euro”.
Po cili është avantazhi i një skuadre që duhet të garojë për 36 javë për t’u renditur në vendin e parë, apo edhe të dytë, kur më pas do t’i duhet sërish të luajë dy finale për t’u konsideruar kampione? Si do të funksionojë shorti i së hënës për këto katër skuadra?
“Do të tërhiqet një gogël nga vazo e parë dhe më pas një nga vazo e dytë, ku është vendi i tretë dhe i katërt, avantazhi i vendit të parë dhe të dytë është se në rast barazimi do të avancojë skuadra që është më mirë e renditur, pra në vendin e parë apo të dytë, ndërkohë që ndeshja finale do të jetë e plotë, në rast barazimi do të ketë kohë shtesë dhe më pas gjuajtja e penalltive”.
Megjithatë klubet shqiptare ashtu si edhe ato europiane, synimin edhe për aspektin financiar jo vetëm sportiv, kanë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Si do të jetë shpërndarja e ekipeve tona në këtë edicion për Kupat e Europës, ku ne marrim pjesë?
“Ekipi që do të dalë kampion në ‘Final Four’ do të jetë skuadra që merr pjesë në raundin paraeliminator të Champions League, ndërkohë dy ekipet e tjera vendi i dytë dhe i tretë do të marrin pjesë në turin paraeliminator të Conference League, gjithashtu edhe ekipi që do të fitojë Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në raundin e parë paraeliminator të Conference League. Në rast se fituesi i Kupës do të jetë një nga skuadrat pjesëmarrëse në Europë, atëherë do të shtohet skuadra tjetër që vjen pas tyre më poshtë në renditje".
Aktualisht janë përcaktuar vendi i parë, i dytë dhe i tretë, të cilat janë Egnatia, Vllaznia dhe Partizani, këto dy të fundit ende në garë për vendin e dytë, ndërkohë që për vendin e katërt janë 4 skuadra në garë Skëndërbeu, Tirana, Dinamo dhe Teuta”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Félix Garreta, një qendërmbrojtës 20-vjeçar që i përket Betisit dhe është i huazuar te Amorebieta, n...
GJERMANI - Lëvizja e pavlefshme ndaj Bayern Munichut në momentet e fundit të duelit me Real Madridin, që do të përfund...
GJERMANI - Duket e pabesueshme por sipas gazetës gjermane ‘Bild’ është e vërtetë. Borussia Dortmund do të fitojë ...
SPANJE - Prindërit e katër futbollistëve midis 14 dhe 16 vjeç nga klubi Pauldarrak në Barakaldo (Vizcaya) kanë raportu...
SHBA - Leo Messi (36) dhe Cristiano Ronaldo (39) kanë qenë gjithmonë të përfshirë në një betejë gola...
ITALI - Stefano Pioli nuk duket ta vazhdojë më aventurën e tij te Milani. Prej disa javësh shtypi transalpin po flet për kët&eum...
FRANCE - Lajm që ndoshta nuk do të kënaqë tifozët e Paris Saint-Germain. Pas zhgënjimit të tmerrshëm nga Borussia Dort...
ANGLI - I ardhur në dimrin e vitit 2023 nga Chelsea, Jorginho do të vazhdojë te Arsenali edhe për të paktën një sezon....
ZVICER - Shoqata Botërore e Ligave të Futbollit dhe FIFPro, sindikata globale e lojtarëve, i kanë bërë thirrje FIFA-s të rish...
FRANCE - Eliminimi në gjysmëfinale të Europas League kundër Atalanta Bergamos (0-3, 1-1 në ndeshjen e parë) e ka tronditur s&eum...