Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Topçinjtë vijuan me formën e shkëlqyer në këtë start sezoni, duke mposhtur Leeds-in 5-0 në “Emirates”, fitore që e ngjit përkohësisht në krye të Premier League-s me gjashtë pikë të plota.
ANGLI - Arsenali vijoi me formën e shkëlqyer në këtë start sezoni, duke mposhtur Leeds-in 5-0 në “Emirates”, fitore që e ngjit përkohësisht në krye të Premier League-s me gjashtë pikë të plota.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, me Ødegaard dhe Gyökeres që iu afruan golit, ndërsa David Raya reagoi mrekullisht ndaj një goditjeje me kokë të Struijk. Avantazhi erdhi nga një këndore, ku Declan Rice asistoi Jurrien Timber për golin e parë. Holandezi më pas u kthye në protagonist sërish, duke shërbyer një asist perfekt për Bukayo Saka, i cili realizoi bukur me të djathtën pak para pushimit.
Në pjesën e dytë, Calafiori nisi aksionin për golin e parë të Gyökeres me fanellën e Arsenalit, që shënoi në shtyllën e afërt. Megjithatë, gëzimi u zbeh për pak çaste, pasi Saka u detyrua të largohej i dëmtuar. Pa u ndalur, Arsenali realizoi golin e katërt, sërish pas një këndoreje, me Timber që gjeti rrjetën mes një rrëmuje në zonë.
Në minutat e fundit, debutuesi 15-vjeçar Max Dowman fitoi një penallti, të cilën Gyökeres e shndërroi në gol për dopietën personale dhe rezultatin përfundimtar 5-0. Me këtë sukses, Arsenali arrin rekordin e 43 ndeshjeve radhazi pa humbje në shtëpi ndaj skuadrave të sapopromovuara, ndërsa Leeds sheh të ndërpritet seria prej shtatë fitoresh rresht.
B.T (Dosja.al)
BALLSH - Ka përfunduar në barazim përballja e javës së parë mes Bylisit dhe Tiranës. Sfida e zhvilluar sot në “Adu...
SPANJE - Bota e çiklizmit është zhytur në zi këtë të shtunë, pasi një çiklist junior ka humbur jetën ...
ITALI - Napoli nuk po investon vetëm në lojtarë të rinj, por edhe në mbajtjen e atyre që i dhanë titullin kampion të Ita...
SPANJE - Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr., po kalon një periudhë vendimtare në karrierën e tij. Pas humbjes së Topit t&...
GJERMANI - Hoffenheimi i dha fund serisë prej pesë humbjesh radhazi kundër Bayer Leverkusenit me një fitore surprizë 2-1 në &ldquo...
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë faqe të reja në historinë e futbollit. ‘Yll...
ITALI - Serie A mund të mirëpresë si Rowe ashtu edhe Rabiot, dy protagonistët në skandalin e fundit në Marse...
FRANCE - Mbrëmë, Parc des Princes i tha lamtumirë njërit prej lojtarëve të tij të preferuara. Heroi i titullit të Lig&...
ITALI - AC Milan po merr kohën e duhur me Victor Boniface. Të shtunën në mëngjes, nigeriani përfundoi gjithashtu ...
ANGLI - Fantazmat e sezonit të kaluar vazhdojnë të përndjekin Etihad. Manchester City pësoi humbjen e parë të sezonit kund&...