Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Futbollisti është i detyruar të paraqitet në gjykatë çdo javë

SPANJE - Dani Alves ka shkuar në Gjykatës Provinciale të Barcelonës mëngjesin e kësaj të enjte. Futbollisti brazilian është në lirim të përkohshëm, pasi u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe duhet të paraqitet çdo javë. Kjo zakonisht caktohet për ditën e premte, por me këtë rast ai e ka ardhur një ditë, pasi nesër është ditë pushimi në Spanjë.
Futbollistit, krahas kësaj mase paraprake, i është dashur të dorëzojë edhe dy pasaportat, atë spanjole dhe braziliane, për të ulur rrezikun e arratisjes. Dani Alves gjithashtu nuk do të jetë në gjendje t'i afrohet viktimës më shumë se një kilometër dhe as nuk mund ta kontaktojë atë me asnjë mjet. Dënimi nuk është përfundimtar, pasi një apel është duke u zhvilluar në Gjykatën e Lartë të Katalonjës.
Imazhi i Dani Alves duke shkuar në gjykatat e Barcelonës mund të bëhet diçka e zakonshme për shumë muaj. Në fakt, çështja do të ketë një vendim përfundimtar deri në një vit nga kjo datë, pasi çështja mund të arrijë, nëse palët e konsiderojnë këtë, deri në Gjykatën e Lartë. Braziliani ndodhet në shtëpinë e tij në Esplugues dhe nuk mund të largohet nga territori kombëtar.

Futbollisti u shfaq me një fytyrë serioze, i veshur me një xhaketë kafe të çelur dhe një këmishë e pantallona të bardha dhe u tha mirëmëngjes agjentëve të Mossos d'Esquadra. Inés Guardiola, avokatja e lojtarit, e ka shoqëruar atë në këtë procedurë burokratike. Është hera e parë që Dani Alves paraqitet në Gjykatën e Barcelonës, pasi gjykata i dha atij lirinë e përkohshme me kusht prej një milion eurosh , më 20 mars.
Vizita e Dani Alves në gjykatën e Barcelonës mezi zgjati rreth dhjetë minuta. Futbollisti shoqërohej, përveç avokatit të tij, edhe nga miku i tij Bruno Brasil, i cili drejtonte makinën. Bruno ishte me futbollistin natën e përdhunimit, 30 dhjetor 2022 në klubin e natës Sutton në Barcelonë dhe dëshmoi në gjyq. Ai ka qenë një nga personat që e ka mbështetur më shumë Alves në këtë proces. Në pamjet e kapura nga kamerat dëgjohen thirrjet “përdhunues” në drejtim të lojtarit.
Dani Alves sale de firmar en la Audiencia de Barcelona, para certificar que no se ha fugado, ante los gritos de "violador de mierda" https://t.co/MvGz9npFSY pic.twitter.com/orbz9S5XQM
— Europa Press (@europapress) March 28, 2024
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Është një çift që mban erën e Kupës së Botës 2006! Që nga fillimi i vitit, Bayern Munich k...
SPANJE - Neymar nuk ka shkelur në një fushë futbolli që nga tetori i kaluar, gati prej gjashtë muajsh. I rekrutuar nga Al-Hilal gjat&...
GJERMANI - Bayern Munich nuk dëshiron të humbasë kohë! Në fillim të vitit 2024, drejtuesit bavarezë njoftuan se do t'i...
ANGLI - Pas fitores së OL ndaj Benfica-s (2-1) të mërkurën në mbrëmje, Chelsea u kualifikua në gjysmëfinale ...
FRANCE - Ndërsa pushimi ndërkombëtar sapo ka përfunduar, kampionatet po përgatiten të bëjnë rikthimin. Mëngj...
ITALI - Çdo gjë që ajo prek, kthehet në flori për Wanda Narën, e cila ditët e fundit ka lansuar videoklipin e përpje...
ALGJERI - Në ndeshjen miqësore mes Algjerisë dhe Afrikës së Jugut është parë një goleada e vërtetë. ...
FRANCE - Ish-kampionia e botës në heptatlon, Eunice Barber (49), është rrahur brutalisht në një tren në Paris. Një burr...
SPANJE - Pas lamtumirës ndërkombëtare në vitin 2021, Toni Kroos u rikthye te kombëtarja gjermane për këto ndeshjet të ...
RUSI - Sulmi terrorist në Moskë, gjatë të cilit, sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Situatave Emergjente të Federat&...