Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
VIDEO / E pabesueshme çfarë ndodh në Arabi, sheiku rreh me kamxhik lojtarin pas humbjes së finales!
Kur u afrua, sulmuesi maroken hodhi ujë në drejtim të tifozit , i cili nga ana e tij nxori një kamxhik dhe e goditi dy herë para se të ndërhynin më në fund ata më të ftohtët.
13 Prill 2024, 01:08Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Pas përfundimit të finales së Kupës në Arabinë Saudite ka ndodhur një episod i pabesueshëm i një sheik tifoz që fshikullonte sulmuesin maroken të Al Ittihad me kamxhik, Abdelaziz Hamdala.
Siç shihet në video, Hamdala me përfundimin e ndeshjes që humbën 4-1 ndaj Al Hilal dhe teksa po dilte nga fusha dëgjoi një tifoz që e shante dhe shkoi ta pyeste pse.
Kur u afrua, sulmuesi maroken hodhi ujë në drejtim të tifozit, i cili nga ana e tij nxori një kamxhik dhe e goditi dy herë para se të ndërhynin më në fund njerëz të tjerë për ta qetësuar situatën.
Shikoni videon e incidentit të pabesueshëm në Arabinë Saudite
Sipas informacioneve, sheiku tifoz me kamxhik, pasi u nxorr nga stadiumi më pas u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e Abu Dhabit.