"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Skena, e cila ka ndodhur në një ndeshje të Venezia FC, nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat në rrjetet sociale

ITALI - Një nga skenat më të veçanta, që ka ndodhur në Serinë B të Italisë, vazhdon të jetë një trend i vërtetë në rrjetet sociale, pasi mënyra surreale e një lojtari për të “festuar” zëvendësimin e tij në fushë, vazhdon të tërheqë vizita.
Ky është sulmuesi finlandez Joel Pohjanpalo, i cili luan për Venezia FC, në minutën e 81-të u desh të largohej nga fusha për t’u zëvendësuar, në ndeshjen ku mposhtën 2-1 në shtëpi SPAL. Në momentet pas ndërrimit, Pohjanpalo është shfaqur me një birrë në dorë. Ngjarja ka ndodhur më 13 shkurt.
Mënyra e relaksit, pas pjesëmarrjes së tij në ndeshje, u festua gjerësisht nga tifozët në stadiumin ‘Pier Luigi Penzo’ të Venecias, por birrën futbollisti finlandez nuk e piu dot i qetë, pasi nga tifozët e skuadrës i kërkuan të bënin foto të ndryshme, meqë ai sezonin e kaliar kishte luajtur në Serinë A.
Joel Pohjanpalo, delantero finlandés del Venezia FC (2da división de Italia), fue reemplazado a los 81' y no dudó en irse a buscar un vaso de cerveza en pleno partido. Increíble momento.pic.twitter.com/9bntfMG8zQ
— Pablo Giralt (@giraltpablo) February 14, 2023
Gjithsesi finlandez nuk është vetëm i rëndësishëm për këtë veprim viral në rrjetet sociale, por është edhe një faktor në skuadër, pasi në atë ndeshje ai ishte përgjegjës për dhënien e dy asistimeve për Tanner Tessmann dhe Nicholas Pierini.
Në sezonin aktual, Pohjanpalo ka shënuar 9 gola dhe 6 asistime në sezonin e dytë, duke qenë një përforcim i vërtetë, pas ardhjes nga Bayer Leverkusen në vitin 2022. Venezia FC aktualisht zë vendin e 16-të, prandaj është nën presion të madh për të mos hyrë në zonën e rënies.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Një legjendë e epokës së fundit të Real Madridit, si Toni Kroos, është gjithmonë në qend&eu...
FILIPINE - Boksieri më dominues i kohëve të fundit ishte pa dyshim Manny Pacquiao, i cili pasi arriti të fitonte kampionate dhe fi...
ANGLI - Tyson Fury është një nga boksierët më të mëdhenj të kësaj epoke, por tani ka shkuar më tej, duke ...
FRANCE - Ai duhej të ishte trashëgimtari i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, ai do të merrte gjithçka të dy gjigantëve, duke...
FRANCE - Me golin e tij, në fitoren 4-2 të Paris Saint-Germain ndaj Nantes, Kylian Mbappe hyri në histori, pasi arriti në kuotën 201 ...
FRANCE - Paris Saint-Germain mund të ketë pasur vështirësi në mbrojtje, por ata mbizotëruan ndaj Nantes luftarake 4-2 dhe festua...
ITALI - Katër fitore radhazi dhe pa pësuar gol, Milani i ringjallur kishte sot ‘mbylljen’ e serisë së tyre të bukur, e cila...
SPANJE - Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, vazhdon të dëshmojë formën e tij të mire sportive në La Liga 2. Në ndeshjen e vlefsh...
GJERMANI - Bayern Munich ka mposhtur Stuttgartin këtë të shtunë në transfertë me rezultat 2-1, në kuadër t&eum...
ARABIA SAUDITE - Nuk gjen qetësi Cristiano Ronaldo as në kampionatin arab, ku nuk i ndahen provokimet për Messin. Së fundmi, Al Nassr ...