Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Tensione para Kuv...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Tashmë tifozët londinezë kërkojnë që tifozi-hero të mos mungojë në Pragë, ku West Ham do të luftojë për trofeun e tretë evropian në historinë e klubit.

ANGLI - Tifozët e West Ham kanë një hero të ri! Knollsy tashmë është i njohur për të gjithë tifozët e “Hammers”, pasi tifozi 58-vjeçar kishte fuqinë të përballej fizikisht me ultrasit holandezë të AZ Alkmaarit, në duelin e fundit europian për gjysmëfinalet e Conference League.
West Ham-it po i afrohet ditës kur do të luajë finalen e Conference League, por sidomos familjet e lojtarëve nuk mund të harrojnë atë që pësuan në Holandë, në fundin e ndeshjes që solli kualifikimin në “aktin” e fundit për në Pragë.
Knollsy është padyshim ultra-heroi i West Ham-it, pasi tifozi gati 60-vjeçar luftoi i vetëm me huliganët e AZ Alkmaar në ndeshjen e tyre gjysmëfinale të Conference League. Tifozi “me eksperiencë” mori qëndrim dhe u mbrojt, duke përfshirë edhe familjet e lojtarëve, të cilët u kërcënuan nga ultrasit holandezë, të zemëruar pas eliminimi.
“Unë nuk jam hero! Mendova, se forma më e mirë e mbrojtjes, ishte sulmi. Nuk më pëlqejnë njerëzit që zihen, por ishte e qartë se ata donin të shkaktonin telashe dhe unë nuk doja që ata të na dëmtonin. I pashë ata të thyenin barrierat, të mblidheshin në buzë të fushës dhe të niseshin drejt grupit të parë të tifozëve që ishin afër fushës. E dija se çfarë do të bënin dhe nuk i lashë. Ata ishin ultras, këtë e shihje nga ajo që kishin veshur”,- thotë tifozi tashmë i famshëm i londinezëve.
So “Knollsy” didn’t actually do anything and just got battered pic.twitter.com/dakCDh4zLk
— cillian (@thfcilly) May 21, 2023
“Nëse i keni parë fotot, para meje janë pesë ose gjashtë burra, që po përpiqem t'i largoj. Nuk e di si, dy përfunduan pas meje. Dhe njëri më goditi vazhdimisht në zonën e kokës. Kështu përfundova me një sy të mavijosur. Nuk ndihem shumë keq, por mund të shkoj në spital për një konsultë ”, shtoi Knollsy.
I vlerësuar shumë në mediat sociale pasi vuri 'kokën në linjë' në Holandë, Knollsy pati pjesën e tij të madhe të surprizave me kthimin e tij në tokën britanike. Pas asaj që bëri në Holandë, ai u prit si zot në Londër, bashkë me fitoren 3-1 të West Ham ndaj Leeds të dielën.
Tashmë tifozët kërkojnë që tifozi-hero të mos mungojë në Pragë, ku West Ham do të luftojë për trofeun e tretë evropian në historinë e klubit. Në finalen në Republikën Çeke, West Ham, i cili ka fituar më herët Kupën e Fituesve të Kupës dhe Kupën UEFA Intertoto (të dyja gara të zhdukura), ka një detyrë të vështirë me Fiorentinën, e cila eliminoi Baselin në gjysmëfinale të Conference League.
Fituesit të kësaj kupe i garantohet një vend në finalen e Europa League. Edicioni i pare i Conference League, ai i vitit 2022, u fitua nga AS Roma, pas finales 1-0 në Tiranë me Feyenoord.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Chelsea nisi një ofensivë për të tërhequr sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic. Kështu bën të ditur “ESP...
ANGLI - Pasi i tronditi të gjithë me... pizhamet me të cilat u shfaq në festën e titullit të Cityt, pasi shkatërroi të...
Miguel Muñoz, Vincente Del Bosque dhe Pep Guardiola ANGLI - BBC ka përpiluar një listë me 50 trajnerët më me ndikim n&...
SHBA - Nuk është sekret që Michael Jordan është i apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë, por tani që ai &e...
ITALI - Juventusi u dënua me heqjen e dhjetë pikëve nga Gjykata e Apelit të Federatës Italiane të Futbollit, për sh...
ITALI - Nga ana e familjes së Cristiano Ronaldos, gjendemi përballë një rasti që mund të sjellë disa probleme përba...
ANGLI - Lajmi që kishte kohë dhe ishte në ajër, tashmë është zyrtar! Bukayo Saka, sulmuesi i Arsenalit, që isht...
FRANCE - Për gati dy vjet, Achraf Hakimi zbarkoi në PSG dhe shpejt bëri një takim vendimtar: Kylian Mbappé. Dy lojtar&...
SALVADOR - Klubi Alianza u konsiderua përgjegjës për rrëmujën që vrau 12 persona të shtunën gjatë një ndeshje ...
SPANJE - Vinicius Junior është aktualisht në qendër të vëmendjes në Spanjë. Ndërsa shtypi vendas i tre...