Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
VIDEO/ Laçi bën ‘harakiri’ në Kurbin dhe futet në ethet e mbijetesës. Kukësi fiton me përmbysje dhe merr 3 pikë shprese…
Bardhezinjtë e Laçi humbin 1-2 në shtëpi ndaj Kukësit në javën e 24-t, ndërkohë që ndërrojnë edhe vendet në tabelën e renditjes
6 Mars 2023, 16:15Nga DOSJA
KURBIN - Kukësi arrin fitoren e tretë ndaj bardhezinjve të Kurbinit gjatë këtij sezoni. Në Laç, skuadra verilindore e Rraman Hallaçit mposhti me përmbysje vendasit kurbinas me shifrat 2-1, duke marrë një fitore, e cila veç 3 pikëve të çmuara që bënë të mundur ndërrimin e vendeve në renditje, ka edhe vlera të shumta morale.
Ndeshja do të niste më mirë për kurbinasit e Gentian Mezanit, pasi me Guindo do të gjenin goli e avantazhit që në minutën e 10-të.
Kukësi nuk do të vononte dhe në minutën e 26-të do të shënonte 1-1 me anë të Rashitin.
Përmbysja e madhe do të vinte në pjesën e dytë, në minutën e 52-të kur Ebert do të përfitonte nga një pasiguri e Selmanit për të tundur rrjetën, duke fiksuar rezultati 1-2, i cili nuk do të ndryshonte deri në fund të 90 minutave.
Laçi këmbëngul për golin e barazimit, por djemtë e Hallaçit do të gjenin golin e tretë, por VAR-i e anulon golin e Gjelbrim Taipit, pasi e konsideroi një goditje dënimi ndaj portierit të Laçit.
Verilindorët fitojnë duelin direkt për mbijetesë, duke shtyrë në zonën e ftohtë kurbinasit. Pas kësaj fitoreje Kukësi arrin në kuotën e 31 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 7-të, ndërsa Laçi zbret në të 8-tin me 30 pikë.