“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp
8 Qershor, 18:17
...
Sport
VIDEO / Manchester City e mbyll me fitore 2023-shin, por i treti në renditje!
City e mbyll fazën e parë të Premier League-s në vendin e tretë me 40 pikë, aq sa ka edhe Arsenali e dy më pak se Liverpooli e një më pak se Aston Villa. Kampionët në fuqi të Anglisë mposhtën 2-0 Sheffield Utd në “Etihad” me gola të Rodrit dhe Alvarezit.
30 Dhjetor 2023, 17:21Nga DOSJA
ANGLI - Manchester City e mbyll fazën e parë të Premier League-s në vendin e tretë me 40 pikë, aq sa ka edhe Arsenali e dy më pak se Liverpooli e një më pak se Aston Villa. Kampionët në fuqi të Anglisë mposhtën 2-0 Sheffield Utd në “Etihad” me gola të Rodrit dhe Alvarezit.
Sheffield Utd reziston më pak se çerek ore lojë në takimin më Manchester City-n në “Etihad”. Pas një kombinimi të bukur mes futbollistëve vendës, Rodri i krijon hapësirë vetes dhe me një goditje të saktë mposht portierin kundërshtar. Vjen goli i dytë i Manchester City-t. Phoden futet thellë në zonë nga e majta dhe pason në shtyllën e dytë për Alvarez, që shtyn topin në rrjetë, 2-0.
Fitore në frymën e fundit e Aston Villas përballë Burnley-t. Deri një minutë para përfundimit të kohës së rregull, rezultati ishte mbërthyer në shifrat 2-2. Për vendësit kishin shënuar Baily dhe Diaby, ndërsa për miqtë Amdouni dhe Foster.
Pikërisht në fundin e takimit, Aston Villa fitoi një 11-metërsh që u shdërrua në gol nga Douglas Luiz. Crystal Palace iu imponua 3-1 Brendtfordit, duke siguruar fitoren e tretë radhazi, që e çon në kuotën e 21 pikëve.
Lewis-Potter i Brendtfordit zhbllokoi takimin që në minutën e dytë, por përmbysja erdhi që në pjesën e parë nga këmbët e Olise dhe Eze, ndërsa në fraksionit e ditë sigloi dygolësh Olise. Fitore e thellë 3-0 e Wolves përballë Evertonit. Golat për “Ujqërit” u realizuan nga Kilman, Cunha, Dawson.