VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Sport
VIDEO/ Manchester City fiton ndaj Leicesterit dhe futet në “Top 4”
Pep Guardiola ia doli të arkëtonte tri pikë të çmuara, për t’u kthyer në vendin e katërt me 51 pikë.
3 Prill 2025, 08:30Nga DOSJA
ANGLI - Manchester City ka triumfuar 2-0 përballë Leicesterit në javën e 30-të të Premier League. Pas vetëm dy minutash lojë, ‘Citizens’ kaluan në epërsi me golin e Jack Grealish, që u asistua nga Savinho.
Për të dyfishuar epërsinë e vendasve u përkujdes Omar Marmoush (29’), duke realizuar një gol të bukur. Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën portat mbetën të paprekura.
Manchester City vazhdoi të dominonte edhe në 45 minutat e dytë, por që nuk arriti të gjenin hapësira në mbrojtjen e ‘Dhelprave’.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ia doli të arkëtonte tri pike të çmuara, për t’u kthyer në vendin e katërt me 51 pikë. Në javën e 31-të, kampioni në fuqi i Premier League do të përballet me rivalin lokal, Manchester Unitedin.