Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
VIDEO/ Mesfushori kuqezi Medon Berisha i bën 'gjëmën' Fiores dhe i lëviz stolin Piolit...
Në tri ndeshjte e fundit, përfshirë edhe këtë të sotmen, 22-vjeçari kuqezi ka shënuar 2 gola.
2 Nëntor 2025, 17:21Nga DOSJA
ITALI – Ka përfunduar me rezultatin 0-1 ndeshja Fiorentina - Lecce, fati I së cilës është vendosur nga golin i mesfushorit të Kombëtares kuqezi Medon Berisha.
Në minutën e 23-të, Berisha futet bukur në zonë dhe “nuhat” pasimin e Tete Morente, më pas finalizon saktësisht në katërkëndësh.
Në tri ndeshjte e fundit, përfshirë edhe këtë të sotmen, 22-vjeçari kuqezi ka shënuar 2 gola. Padiskutim ky është sezoni më i mirë në karrierë I Berishës, aq sa ka “eklipsuar” mesfushorët e tjerë të Leçes.
Nga krahu tjetër, Fiorentina e drejtuar nga Stefano Pioli, stoli i të ciliit pas këtij rezultati vështirë të qëndrojë, pasi violët ndodhen në një moment të vështirë, pozicioni i parafundit në tabelë.
TIRANE - Java e shkuar ka qenë e dominuar nga emri i klubit Dinamo, por jo nga ekipi i futbollit, por ai i volejbollit të vajzave, ku sportistja e t...