Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
VIDEO / Mesfushori kuqezi gjen golin në Serinë A
Dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare pak nga pak po tregon sa vlen me lojën, e tashmë edhe më golat e tij.
25 Tetor 2025, 17:52Nga DOSJA
ITALI - Medon Berisha është një lojtar i cili pritet të lërë gjurmë në futbollin italian dhe nuk është rastësi që klubi i Leçes i ka besuar atij fanellën me numrin 10 të kësaj skuadre. Dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare pak nga pak po tregon sa vlen me lojën, e tashmë edhe më golat e tij.
Sot për mesfushorin ka ardhur goli i parë në Serinë A, në ndeshjen që skuadra e Leçes luante në transfertë ndaj Udinezes e ku ai rreshtohej titullar përkrah Ylber Ramadanit. Në minutën e 59-të të takimit, gjyqtari akordoi një goditje dënimi në favor të Leçes dhe Berisha e mori përsipër atë.
Ai harkoi topin në mënyrë perfekte mbi murin mbrojtës, duke befasuar portierin dhe shënuar golin që shkurtoi diferencën në 2-1. Ky ishte goli i parë për mesfushorin në Serinë A, ku deri tani kishte dhënë dy asiste, një në sezonin e kaluar dhe një në atë aktual.